Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë i shpëton ekstradimit nga Britania

Gjykata e Apelit në Britani ka deklaruar se ekstradimi i një shqiptari të akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 në Shqipëri, duhet të ndalohet për shkak të rrezikut të vërtetë për jetën e tij në Shqipëri si rezultat i gjakmarrjes. Gazeta britanike “Mail” shkruan se bëhet fjalë për shqiptari Saliman Barçi, 42 vjeçar, i cili përveç se ka vrarë dy persona në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Burrel, i mungon edhe njëra këmbë, të cilën e humbi gjatë aksidenti me motoçikletë. Ai ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij, se do t’i shkelen të drejtat e tij të njeriut nëse do të ekstradohet nga Britania e Madhe në drejtim të Shqipërisë. Gjithashtu, Barçi ka deklaruar se kushtet e burgut në Shqipëri do të jetë kërcënim për shëndetin e tij nëse ekstradohet. Northolt, West London. Avokati i tij ka deklaruar në Gjykatën e Apelit se ekstradimi i 42 vjeçarit shkel tre nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç është e drejta për jetë, ndalimi i torturës dhe gjykimi i drejtë. Barçi ka pretenduar në vijim se në Shqipëri gjykatat janë të korruptuara dhe nuk garantojnë proces të drejtë gjyqësor. Ai është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dyfishtë të ndodhur 20 vite më parë. Deri më tani, kostoja për përpjekjen e ekstradimit i ka kushtuar 100 mijë paund taksave paguesve britanikë, ndërkohë që ka përvetësuar mijëra paund për 14 vitet e qëndrimit atje. Në maj të vitit të shkuar, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi publikisht ekstradimin e tij nga autoritetet britanike për të kryer dënimin e dhënë nga gjykatat shqiptare. Barçi ka përfituar nënshtetësi britanike duke u paraqitur si refugjat kosovar.

Artikulli paraprakMETA: OPOZITA TË KTHEHET NË KUVEND, ME RAMËN DISKUTUAM PËR DREJTËSINË
Artikulli tjetërLULZIM BASHA ME STUDENTËT: BËHUNI GATI, REPUBLIKA E KRIMIT PO MERR FUND, SHQIPËRIA DO JETË E JUAJA