Unioni i pavarur studentor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ka zhvilluar këtë të hënë votimet për kryetarin e ri.

Më shumë se 7 mijë studentë të këtij universiteti i janë drejtuar qendrave të votimit në dy fakultete të ndryshme, në atë të Shkencave Shoqërore dhe Shkencave Natyrore. Sipas kryetarit aktual të këtij unioni, Ramazan Shehu, pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e kënaqshme për të zgjdhur mes dy kandidatëve në garë. Qendrat e votimit janë hapur duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, për t’u mbyllur në orën 15:00 të pasdites.

Unioni i pavarur studentor i Universitetit të Shkodrës është një organ që përfaqëson zërin e studentëve për të gjitha padrejtësitë që mund t’u bëhen nga pedagogë të ndryshëm e më gjerë. Me nismën e këtij unioni, pak vite më parë u bë realitet edhe informimi online për të gjitha rezultatet e provimeve, duke shmangur kështu radhët e gjata përpara sekretarive në pritje të notës së provimit.

Artikulli paraprakTRE MONEDHA TË REJA PËR VITIN E SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, “DI TË MENAXHOJË FINANCAT”