Policia Kufitare godet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 347 (treqind e dyzet e shtatë) gramë lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”. Arrestohet në flagrancë një person për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Hani i Hotit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: •Gentian Kalemaj, 42 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, gjatë kontrollit në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në automjetin me targë SH 4829 E, që drejtohej nga ky shtetas, në trup poshtë brezit të mesit i’u gjet e i’u bllokua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike brenda së cilës kishte material bimorë, në gjendje të thatë të llojit Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi të jetë 347 (treqind e dyzet e shtatë) gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283 /a/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakADEMI: GRATË ENDE VËSHTIRËSI NË SHOQËRINË POST-KOMUNISTE
Artikulli tjetërNGJARJA NË “GJUHADOL” POLICIA JEP VERSIONIN ZYRTAR