Me armë në ‘Jeep’, arrestohen 3 shqiptarë në Irlandë.

Tre shqiptarë janë arrestuar në Irlandë për armëmbajtje pa leje në rrethana të dyshimta, pasi në makinën me të cilën udhëtonte është gjetur armë zjarri. Arma është gjetur nga policia e Dublinit e fshehur nën sediljen e pasagjerit në makinën e tipit “Jeep”, me të cilën po udhëtonin Lorenc Dashi, 34 vjeç, Mariglen Hoxha, 21 vjeç dhe Arlind Rrapaj, 22 vjeç. Ata dolën para gjykatës në Enniskillen këtë të hënë. Arrestimi është kryer disa momente pasi treshja kishte ngrënë drekë në Fermanagh, raporton sot BBC. Avokati i tyre kishte deklaruar në gjykatë se ata nuk e kishin kuptuar që gjendeshin në Irlandën veriore në momentin që ishin ndaluar nga policia në Enniskillen, Irlandën e Veriut. Mbi Lorenc Dashin rëndojnë gjithashtu akuzat e rezistencës ndaj një polici, lëvizje pa patentë duke mos qenë i siguruar. Për të tre, gjykata ka vendosur që do të qëndrojnë në burg për dy javë.

Artikulli paraprakGRIS PASAPORTËN PËR TË ‘MASHTRUAR’ POLICËT, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR
Artikulli tjetërPRESIDENTI BUJAR NISHANI REAGON PER DEKLARATEN E PS