Reforma zgjedhore. Rama: Nuk do ecim me menunë e PD

Kryeministri Edi Rama tha se tyreza për reformën zgjedhore nuk mund të jetë e përcaktuar nga PD. Sipas tij, në tryezën e dialogut për reformën në drejtësi duhet të ecet sipas një ritmi të dakordësuar nga të gjitha palët. Rama: Ne nuk kemi asnjë arsye që të hyjmë në detaje, së dyti PD duhet të mësojë që ka të gjitha të drejtat të kërkojë por ka edhe detyrimin të dëgjojë dhe të plotësojë edhe kërkesat e palës tjetër që të ketë dialog. Ne nuk mund të ecim me menunë e përcaktuar nga PD, por duhet të ecim në një proces ku palët mirëkuptohen duke përfshirë në axhenden e dialgout çështje të një rëndësie të përbashkët sipas këndvështrimit të tyre. E mirëkuptojmë kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menu të përcaktuar nga njëra palë. Tryeza duhet të përfshijë disa tema ku reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe ne jemi të gatshëm të përfshihemi në të dhe nuk mund të ecim sipas ritmit të PD, por sipas një ritmi të dakordësuar sëbashku, nëse PD do dialog.

Artikulli paraprakURAGANI ‘MARIA’,25 VIKTIMA NË ISHUJT E KARAIBEVE
Artikulli tjetërVRASJA E BIZNESMENIT, SHKAQET AKOMA MISTER