Viti 2016 nis me punë për Partinë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha pritet ta fokusojë axhendën e tij në dy drejtime në forcimin dhe organizimin e strukturave të partisë e paralelisht me këtë me aksionin e protestave.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për Shqiptarja.com se kryetari i opozitës Lulzim Basha do të thërrasë në fillim të javës sekretaritin për të përcaktuar për tre çështje të fillim vitit në Partinë Demokratike. Mësohet se në në axhendën e kësja mbledhje diskutimi do të fokusohet për të përcaktuar hapat e fundit për mbylljen e procesit të analizës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Po ashtu mësohet se pas përmbylljes së kësja faze të analizës së zgjedheve, në këtë takim do diskutohet për masat dhe grupet e punës të përcaktuara për forcimin e strukturave të PD në bazë, kjo duke i’u referuar konkluzioneve të procesit analitik të 21 qershorit. Së treti në këtë takim parashikohet të fokusohet vëmendja në aksionin politik të opozitës ku në themel të tij mbeten protestat kundër qeverisë deri në krijimin e qeverisë teknike e më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kështë në javën e parë të muajit janar PD dhe kryetari Basha do të përcaktoje projeksionet për ktë fillim viti e këtë do ta përcaktojë në mbledhje me sekretariatin, me të cilin zhvilloi dhe takimin e fundit të 2015.