Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad deklaroi se shitblerja e votës në një shtet me demokraci të brishtë si Shqipëria është shumë shqetësuese. Ambasadorja suedeze ka nisur një tur takimesh me qytetarë për të folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ndërsa u ndal në njësinë Paçram të bashkisë Vau Dejës. Sipas saj votuesit shqiptar nuk duhet të pranojnë shitblerjen e votës dhe të tregohen të përgjegjshëm.

E pyetur se si mund të ndalet shitblerja e votës, ambasadorja suedeze deklaroi se të gjithë kanë një rol për të ruajtur, si vetë qytetarët shqiptar por edhe vetë institucionet shtetërore.

Ambasadorja Hastad ruajti diplomacinë dhe u tregua e kujdesshme duke preferuar të mos japë asnjë koment lidhur me praninë ose jo të elementëve kriminal në listat e kandidatëve për deputet në qarqe të ndryshme të Shqipërisë.

Ambasadorja suedeze u njoh me problematikat që kanë banorët e Paçramit por edhe disa zonave të tjera të qarkut Shkodër ku vijoi takimet e saj me grupe të ndryshme votuesish të cilët gjithashtu si problematikë kryesore shprehën fenomenin e shitblerjes së votës.

Ambasadorja deklaroi se vota nuk mund të jepet si dhuratë çdo kandidati nëse nuk është dëshira e tyre duke i kërkuar që të tregohen të përgjegjshëm ditën e votimit me 25 prill sepse zgjedhjet janë një moment kulminant për demokracinë.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, KANDIDATI BECI: NJË FORUM PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërPS RRETHINA, BEQAJ: SHUMË INVESTIME DO VIJNË NË SHKODËR