PISTORIUS, DËNOHET ME 5 VITE BURG

ATLETI I NJOHUR, VRAU ME ARMË ZJARRI TË DASHURËN E TIJ.Nga një atlet i lavdëruar në mbarë botën, Oskar Pistorius u shndërrua në një të dënuar për vrasje.Gjykata e Pretorias i dha atletit paralimpik, i cili garon me dy këmbë artificiale, dënimin prej pesë vitesh në qeli për vrasje pa dashje.Ndërsa dënimi me tre vjet burg për përdorim armësh zjarri u pezullua.

PAPA, SHPALL LUMTURIMIN E PAPA PALIT VI

KJO NGJARJE PRITET TE HYJE NE HISTORINË E KATOLICIZMIT.Në mbyllje të sinodës së Vatikanit për familjen, Papa Françesku shpalli edhe Lumturimin e Papa Palit VI, në një ceremoni luksoze dhe solemne në sheshin e Shën Pjetrit.Pasi shenjtëroi në prill dy prej paraarendësve të tij, Gjon Palin II dhe Gjonin XXIII, Françesku lumturoi Palin VI duke e quajtur një prej të bekuarve të Kishës Katolike.

PUTIN – POROSHENKO, DAKORT PËR GAZIN

DY PRESIDENTËT, ARRITËN MARRËVESHJEN NË SAMITIN E MILANOS.Presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi se ai dhe homologu i tij Ukrainas Petro Poroshenko kanë arritur një marrëveshje për furnizimin me gaz natyror nga Rusia të paktën për periudhën e dimrit.”Ne arritëm një marrëveshje me partnerët e Ukrainës për kushtet e rifillimit të furnizimit me gaz të Ukrainës, të paktën për periudhën e dimrit.

OKB, MË SHUMË KUNDËR ISIS

SHTETI ISLAMIK DUHET TË LUFTOHET MË TË GJITHA MJETET. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zgjerim dhe mbështetje më të fuqishme për forcat e Irakut, që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.Në deklaratën e mbrëmshme, Këshilli i Sigurimit theksoi se kundër grupit militant, Shteti Islamik, duhet të luftohet “me të gjitha mjetet”, pasi “jotoleranca, dhuna dhe urrejtja që e praktikon duhet të ndalet”. 

ISIS, KËRCËNON SERISH

TJETËR VIDEO, ATO DEKLAROJNË, “PRINSI. EDHE NE PO PRESIM”. “Prinsi. Edhe ne po presim”, kështu titullohet një video e cila shfaq një militant të ISIS-it, duke dhënë mesazhe kërcënuese.

NGËRÇI POLITIK, JAHJAGA JEP ALARMIN

PRESIDENTJA E KOSOVËS KËRKON ZGJIDHJEN E SHPEJTË TË SITUATËS“.Presidentja Jahjaga iu ka bërë me dije të gjithë liderëve të partive politike parlamentare, gjatë takimeve të kaluara në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve,

ISIS, TURQI I LIRON BAZËN SHBA-së

TURQIA I BASHKOHET ALEANCËS KUNDËR VENDEVE ISLAMIK TERRORISTE .Turqia ka lejuar që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të përdorin bazat e saj ushtarake në Turqi për të sulmuar Shtetin Islamik.

FMN, 130 MN $ KUNDËR EBOLAS

NËSE NUK E PARANDALOJMË SHPEJT DËMI I SHKAKTUAR DO TË JETË I MADH. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë në dispozicon 130 milionë dollarë në dispozicion të vendeve të prekura me virusin Ebola si Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Lajmi u bë i ditur në konferencën vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

OBAMA: TË RRITET PAGA AMERIKANE

PRESIDENTI I SHBA DEKLAROI SE KA ARDHUR KOHA E RRITJES SË EKONOMISË. Është koha për t’i dhënë Amerikës, një rritje rroge. Në vidio mesazhin e përjavshëm drejtuar qytetarëve amerikanë, Presidenti Barack Obama tha se bizneset amerikane vijojnë të krijojnë vende pune nën ritmin e viteve 1990 dhe se është koha që të rritet paga minimale. 

BAN KI-MOON: TË GJITHE KUNDËR ISIS

SEKRETARI I OKB, APELON NDAJ TË GJITHA SHTETEVE. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u bën thirrje komiteteve ndërkombëtare të “bëjnë ç’është e mundur” për të ndaluar militantët e Shtetit Islamik, grupin e militantëve Sunni që kanë pushtuar Irakun dhe Sirinë që prej qershorit.

BOTA