SHKARKOHEN 15 PUNONJËS NË KOMISARIATIN E RINASIT

“Furtunë” në komisariatin e Rinasit. Shkarkohen nga detyra 9 kontrollorë dhe 6 ndihëm specialistë. Largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë.

SHPËRTHEN NJË BOMBOL GAZI, VETËM DËME MATERIALE

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në kryeqytet. Nga shpërthimi i fuqishëm në rrugën “Thoma Koxhaj” fatmirësisht nuk pati të lënduar, sepse bombola ishte vendosur në ballkon dhe në banesë nuk kishte njeri.

GJENDET NJË MINË KUNDËRTANK NË QAFË MORINË

Ditën e sotme është konstatuar nga policia kufitare në Qafë –Morinë në thellësi 1.5 deri në 2 km në aksin rrugor Kamenicë- Qafë Morinë një minë kundërtank.

GJENDET NË RRUGË I PLAGOSUR RËNDË, TRANSPORTOHET ME URGJENCË NË SPITAL

Një person është gjetur i plagosur rëndë në rrugën Librazhd-Përrenjas, dhe dyshimet paraprake të policisë janë që burri të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, dhe të jetë braktisur pa i dhënë ndihmën e parë.

STUDENTI GODITET DHE GRABITET BRENDA SHTËPISË SË TIJ

Tre persona me armë dhe maska dhunojnë studentin në Ksamil, e lidhin dhe i marrin makinën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, ndërsa i riu Petro Lula ndodhej në banesën 4-¬katëshe të familjes së tij.

SHQIPTARJA 34 VJEÇARE, E VRARË NGA ARMA E NJË POLICI GJERMAN

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34 vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen) është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e një arme policore, shkruan thüringen24.de dhe mediat tjera gjermane.

DJALI I SHQIPTARIT NGA AMERIKA, ZBULOHET SI KOMANDANT I ISIS-IT

Shqiptaro-amerikani u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste. “The Atlantic” ka botuar sot një speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në New Jersey që është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS).

SHQIPTARI KAPET ME 70 KG HASHASH

Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V, u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë. Lënda narkotike do t'i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë.

PËRNDJEK DHE PËRPLAS 27-VJEÇAREN, I GJEJNË ARME NË SHTËPI

Një 46-vjeçar nga Elbasani, i fiksuar nuk dihet për ç'arsye, e ka përndjekur nga pas një 27-vjeçare, Z.K. me banim në këtë qytet. Ai quhet Arian Stafa. Pasi e ka ndjekur vajzën, ai i ka dëmtuar edhe makinën në lagjen Dyli Haxhiere".

I DËRGONTE MESAZHE EROTIKE NXËNËSES SË MITUR, 3 VJET BURG MËSUESIT TË KASHARIT

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burgim mësuesin e matematikës të shkollës 9--vjeçare të Kasharit, Hasan Martani, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura. Ngjarja në atë kohë bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur.

BOTA