AKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN TEK MBIKALIMI I SHKOZETIT

Nje ngjarje e rëndë ka ndohur sot në mengjes në Durrës. Një Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në afersi të mbikalmit të Shkozetit. Viktima areth 50 vjeç, akoma I paidentifikuar. Ndërkhë mësohet se makina që ka përplasur kalimtarin është larguar nga vendi i ngjarjes.

DIGJET EDHE NJE AUTOMJET, MERR FLAKË MJETI I PARKUAR

Një automjet tip "Benz" është djegur gjatë gjatë natës nga një zjarr i rënë në lagjen "Brigada 17 Sulmuese" në Elbasan. Mjeti në pronesi të shtetasit A.D., 42 vjec banues ne Elbasan mësohet se ka qenë i parkuar në rrugë.

ARRESTOHET I DËNUARI ME 3 VJET BURG PËR KULTIVIM KANABISI

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. I arrestuari është Shpëtim Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

ZHDUKËN DY KARTELA PRONËSIE, SHKARKOHEN DY PUNONJËSIT E HIPOTEKËS

Në Korçë kryeregjistruesi ka shkarkuar dhe ka çuar për ndjekje penale dy punonjës të ZVRPP. Mësohet se dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë, me inicialet E. G., dhe A. P., janë shkarkuar nga detyra dhe ndaj tyre është depozituar kallëzimi penal pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

LEVË NE KOKË 63-VJEÇARIT, ARRESTOHET 37 VJEÇARI

Një 37 vjeçar në Vlorë është arrestuar për plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen ''Lef Sallata'', ndërsa i arrestuari është shtetasi Elton Zotaj.

ME ARMË E MASKA, DHUNOHET NJË PERSON DHE GRABITET VILA 3-KATËSHE

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Ksamil. Persona të paidentifikuar, me maska në kokë dhe armë në dorë kanë dhunuar pronarin e banesës dhe kanë grabitur edhe vilën 3-katëshe në Ksamil. Të maskuarit kanë hyrë në banesë, kanë lidhur personin me inicialet P. L., dhe më pas e kanë dhunuar.

KAPEN 500 KG DROGË, DY SHQIPTARË NË PRANGA

“Nesër do dalim për peshk”. Në fakt, për “peshkim” marijuane, e cila vinte nga Shqipëria, me një gomone gjashtë metra të gjatë. Ngarkesa ishte e ndarë në 33 thasë, gati për t’u shitur në treg gjatë festimeve të Krishtlindjeve dy vjet më parë.

GODITET BANDA E SHQIPTAREVE , VODHËN 60 VILA E BANESA

Policia italiane e qytetit të Riminit ka goditur sot një bandë grabitësish shqiptarë që prej fundit të 2017 e në ditët e para të janarit 2018 kishin ekzekutuar rreth 50-60 grabitje vilash e banesash në territorin e rajonit të Emilia Romanjës.

RRETH 4 MIJE SHQIPTARË NUK U LEJUAN TË KALOJNË KUFIRIN NË 6 MUAJ

Rreth 4 mijë shtetas shqiptarë nuk janë lejuar përgjatë 6 muajve të fundit të udhëtojnë drejt vendeve Shengen përmes pikës kufitare të Kapshticës.

ITALIA ZBULON IMPORTIN MLN EURO TË VAJRAVE LUBRIFIKUES NGA SHQIPËRIA, ARRESTOHEN 9 PERSONA

Mashtrim fiskal në sektorin e karburanteve, import ilegal i vajrave lubrifikues nga Shqipëria në vlerë 2.5 milionë euro dhe bashkëpunim me mafian siciliane Cosa Nostra janë akuzat me të cilat policia financiare e Palermos ka arrestuar sot 9 persona e ka denoncuar 43 persona të tjerë.

BOTA