GJYKATA VENDOS SOT PËR ANIJEN ME EKSPLOZIVË, MES MARINARËVE EDHE NJË SHQIPTAR

Rojet bregdetare greke kanë konfiskuar pak ditë më parë një transportues që mbante eksploziv. Anija me flamur të Tanzanisë është ndaluar në portin Iraklion të Kretës më 6 janar ndërsa sot do të dalin për verifikim të masës së sigurisë anëtarët e ekuipazhit: 5 indianë, dy ukrainas dhe një shqiptar.

DHUNË PSIKOLOGJIKE NDAJ MINORENES, PROCEDOHET 24 VJEÇARI

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj 13 vjeçares procedohet penalisht një 24 vjeçar nga Lezha.

ARRESTOHEN DY TË RINJ, QARKULLONIN ME MJETE PA PATENTË

Dy të rinj në qytetin e Vlorës janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. Policia bën me dje se dy të arrestuarit janë të moshës 19 ¬vjeçeare dhe kanë thyer rregullat e qarkullimit.

PRANGOSET LAÇJANI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.

AKSIDENT TRAGJIK NË CREMONA, VDES GRUAJA SHQIPTARE E MAJORIT TË KARABINIERËVE

Një aksident i rëndë rrugor rezultoi fatal për një grua shqiptare, e cila vdiq në vend kur makina BMW e drejtuar nga burri i saj u përplas me një kamion, në Pieve San Giacomo, Cremona. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin i cilësuar si “i mallkuar” në Gozzo, ku kanë ndodhur edhe më parë përplasje fatale.

‘KOKAINA E XIBRAKËS’, PROKURORIA NUK PARAQET REKURS NË GJYKATËN E LARTË

Prokuroria nuk ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen “Xibraka”. Tashmë ka kaluar afati prej 45 ditësh për paraqitjen e rekursit për dosjen “Xibraka”. Nëntë të pandehurit janë dënuar vetëm për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

PRANGOSET HAJDUTI I MAKINAVE, VODHI 5 MJETE NË NJË MUAJ

Një 40 vjeçar banues në Kamëz është autori i vjedhjes së pesë makinave brenda dhjetorit në qytetin e Tiranës. Arrestimi i Blerim Meshit u bë pasi "më datë 10.01.2018, rreth orës 00:45, në rrugën e “Xhanfize Keko”, u kap duke tentuar të vjedhë xhamin e pasqyrës së mjetit të tipit “Benz”, në pronësi të shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Tiranë.

TENTON TË VRASË ME ARMË TË MITURËN, ARRESTOHET 22-VJEÇARI

Një 22-vjeçar në Divjakë është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë një vajzë 14-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, Bajram Krasniqi, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.

I VURI EKSPLOZIV DYQANIT TË MISHIT NË NËNTOR PRANGOSET 52 VJEÇARI

Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, i dyshuar si autor i vënies së eksplozivit në një dyqan mishi me 11 nëntor të 2017. Policia ka arrestuar shtetasin Ymer Hidri, banues në Krujë.

DHËNDRI U VRAU DY VAJZAT, FAMILJA NË LEZHË HAP DYERT E MORTIT

Familja e dy motrave Alma dhe Elda Frroku të vrara në Zvicër nga bashkëshorti kosovar i të parës, kanë çelur dyert e mortit dhe presin ngushëllime në Lezhë. Disa prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat, ndërsa të tjerët ne Lezhë jashtë kamera thonë se nuk i dinë arsyet e krimit tronditës.

BOTA