ARTISTËT:KUMBARO ARROGANTE!AV I POPULLIT:DO DËGJOHET ZËRI JUAJ

Artistët kanë zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, lidhur me debatin e gjerë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori Kastriot Çipi deklaroi se kjo është kthyer në një mollë sherri prej 20 vitesh dhe tipike, sipas tij, është se Ministria e Kulturës nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. “Çështja e dytë përveç këtij ligji, është ndërtesa e Teatrit Kombëtar, një mollë sherri prej 20 vitesh. Historia është e gjatë, e dhimbshme, tipike është se ministria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. Askush nga ne nuk thotë që ndërtesa të mbetet ashtu siç është.

PROTESTA, AKTORËT HYJNË ME FORCË NË TEATËR: KUMBARO TË VIJË KËTU

Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës.

TRE KËNGËTARË SHQIPTARË, PËR TRE SHTETE TË NDRYSHME DO KONKURROJNË NË EUROVIZION

Tre këngëtarë shqiptarë, për tre shtete të ndryshme, do të konkurrojnë në festivalin evropian të këngës, ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit mbahet në Portugali.

KARNAVALET NË RRUGËT E SHKODRËS!

E diela ne rruget e Shkodres ka qene krejtesisht ndryshe , fale atmosferes se krijuar nga karnavalet, te cilet kane performuar ne segmentet kryesore te metropolit verior.

“ZONJUSHA MARGARITË” NGJITET NË “MIGJENI”

Monodrama tragjikomike “Zonjushë Margarita” është ngjitur pasditen e së shtunës në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke marrë duartrokitjet e publikut shkodranë. Për herë të parë, aktorja Rajmonda Marku ishte e vetme në një monolog të gjatë, e cili solli një mësuese jo të zakonshme në skenë.

ERMAL META TRIUMFON NË “SANREMO 2018”

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur fitues i edicionit të 68-të të Sanremo-s në Itali. Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut, me më shumë se 50% të votave.

Ermal Meta fiton Sanremon, dy shqiptarë në Eurovizion

Ermal Meta triumfon në Sanremo dhe bën krenarë të gjithë shqiptarët. “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga shqiptari Meta dhe italiani Fabrizio Moro janë zgjedhur nga publiku si fitues të festivalit. Trofeu u siguron 2 kantautorëve biletën për në Eurovizion dhe kjo përbën një tjetër arritje për shqiptarët. Në skenën e madhe europiane këtë edicion do të jenë dy shqiptarët Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa.

40 HADITHE ME NGA DY POROSI

Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit "40 Hadithe me nga dy porosi", të teologut Lavdrim Hamja. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili pasi falënderoi autorin për librin e ri, ndër të tjera tha: "Seria e katërt e kolanës së dyzet haditheve, të përzgjedhura, përkthyera e përshtatura prej tij në gjuhën shqipe, është një risi e bukur dhe plot dobi në historinë e botimeve islame në gjuhën shqipe.

“LETRA GRUES SEME TË VDEKUN”, GJOVALIN GJADRI

“Letra grues seme të vdekun”, ky është libri nekrologjik i Gjovalin Gjadrit, i cili vjen në shqip pas 75 vitesh. Një nekrologji plot dhimbje, e cila i kushtohet si elegji bashkëshortes së tij, e cila u nda nga jeta. Pasditen e së enjtes, në mesin e shkrimtarëve, artistëve dhe autorëve të Shkodrës, u promovua në ambjentet e bibliotekës së qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”. Përkthyesi i këtij libri, i cili në vitin 1943 është botuar në gjertmanisht, Ardian Ndrexa, shprehet se përmes tij autori sjell një elegji të sinqertë dhe plotë dhimbje për të shoqen e vdekur.

“ZONJUSHA MARGARITA” NË TEATRIN “MIGJENI”

"Zonjusha Margarita" është shfaqja më e re, e cila do të ngjitet në skenën e Teatrit "Migjeni". Kjo monodramë vjen nën regjinë e Merita Smaja dhe interpretim të aktores Rajmonda Marku.

BOTA