Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu pas eleminimit në Kupë, një pjesë të madhe të fajita për humbjen 2-0 ndaj Teutës në ndeshjen e kthimit ia ka faturuar arbitrit të ndeshjes Enea Jorgji për penalltinë e dhënë kundër shkodranëve apo edhe tolerimin e shumë faullave të Teutës.

Ndeshja me Teutën ku vendimtar bëhet arbitri nuk është e vetmja sepse sipas teknikut Cungu Vllaznia është ndëshkuar sistematikisht. Arbirtri Jorgji akordoi një penallti tejet të dyshimtë në minutën e 81 për Teutën që u kthye në gol ndërsa lejoi vazhdimin e lojës kur një lojtar i Teutës preku topin me dorë, aksion që përfundoi me shënimin e golit të dytë nga durrsakët duke bërë që Vllaznia të mos arrijë në gjysmëfinale të Kupës.

Artikulli paraprakNISIN KAMPIONATET E SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
Artikulli tjetërIRRITOHET VLLAZNIA, SHPALL “NON GRATA” JORGJIN