Dy shqiptarë arrestohen për 10 kg heroinë, iu gjet në makinë

 

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se në mjetin me të cilin udhëtonin u zbuluan 19 pako me lëndë narkotike pesha e së cilës arrin në 10 kg heroinë. Shqiptarët e arrestuar në Komo të Italisë dhe janë identifikuar me inicialet M.G dhe L.L Droga ishte fshehur në kroskotin e makinës dhe agjentëve i është dashur të përdorin gur fresibël për të zbuluar vendin ku gjendej heroina. ilgiorno.it shkruan se fillimisht dy të arrestuarit kishin deklaruar se kishin qenë me pushime por pa saktësuar vendndodhjen nga vinin dhe kanë qenë të nervozuar. Dyshimet kanë nxitur policinë dhe Guardia di Financa të ushtronin një kontroll të imtësishëm makinës së tyre.

Artikulli paraprakKAPET HEROINË NË NJË MAKINË, NË PRANGA BABË E BIR
Artikulli tjetërZJARR NË “QYTET STUDENTI” ASFIKSOHET NGA TYMI NJË STUDENT