Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese në komisionet parlamentare, mbështetësit e ish kryeministrit Berisha, të cilët i përjashtoi dhe disa prej tyre i pezulloi nga partia. Propozimet e Kreut të PD, Lulzim Basha këshillin Kombëtar, për komisionet parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, emrat që vijnë e ikin:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma  – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD.
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka  –  zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili u miratua në postin e nënkryetarit të PD.
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi  –  zëvendëson Oerd Bylykbashin i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) –  zëvendëson  Belind Këlliçi i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) -Enkelejd Alibeaj, i cili merr postin e kreut të grupit parlamentar në vend të Alfred Rushajt.
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën, e cila u u propozua si kryetare e komisionit të shëndetësisë.
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin që bëhet nënkryetare e komisionit të ligjeve

Artikulli paraprakRREGULLORJA E BRENDSHME PARTISË DEMOKRATIKE, ÇFARË U VENDOS NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR
Artikulli tjetërLIROHEN 5 PUNONJËSIT E OSHEE TË ARRESTUAR PËR “SHPËRDORIM DETYRE”