Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit, Volodymyr Zelensky, tha se energjia elektrike po rikthehet dhe rajonet e vendit ku mbetën pa energji. Ai tha se vende për të karikuar telefonat dhe për të pirë pije të ngrohta po krijohen dhe inxhinierët e energjisë po punonin gjatë gjithë kohës, raportojnë mediat e huaja

“Për momentin, lidhja me rrjetin e konsumatorëve familjarë po vazhdon gradualisht”, tha ai.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se furnizimi me ujë ishte rivendosur në të gjitha rrethet në kryeqytet. Ai shtoi: “Do të duhet pak kohë që sistemi i ujësjellësit të funksionojë me kapacitet të plotë”. Sot në mëngjes, më shumë se dy të tretat e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike dhe një pjesë e banorëve nuk kishin ujë të rrjedhshëm, një ditë pasi sulmet me raketa ruse shkaktuan ndërprerjet më të mëdha të Kievit në nëntë muajt e luftës.

Artikulli paraprakJAVA E PRAKTIKAVE TË SHKOLLAVE PROFESIONALE
Artikulli tjetërSHOQATA E ISH TË PËRNDJEKURVE DOKUMENTAR PËR KOMUNIZMIN