Mbledhja e radhës e këshillit te Bashkisë Vau Dejës, përveç miratimit te ndihmës ekonomike dhe paaftesise, ka pasur edhe një pike te veçante, atë te miratimit te prioriteteve për pjesën e mbetur te vitit. Edhe pse me një buxhet jo shume te madh, dhe ne vështirësi te mëdha ekonomike.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, u shpreh se administrata e Bashkisë, po punon për implementimin e disa projekteve te cilat ne bashkëfinancim me Bashkinë Vau Dejës, do te jene ne shërbim te komunitetit.Këshilltaret e pranishëm, kane miratuar ne unanimitet te gjitha pikat e rendit te ditës, duke i hapur rruge jo vetëm ndihmës ekonomike, por edhe projekteve te cilat jane paraqitur ne këshill për te marre dritën jeshile, dhe për te marre formën e zbatimit.