“Shpresë kundër verbërisë” është shoqata më e re që vjen në Shkodër.

Kryetar i kësaj shoqate është Artur Puka, një i verbër që ka zgjedhur të krijojë këtë shoqatë kushtuar të gjithë atyre personave të cilët janë në hapat e parë të sëmundjes në mënyrë që të mos humbasin totalisht shikimin. Puka tregon se çfarë e ka shtyrë atë personalisht që të krijojë shoqatën “Shpresë Kundër Verbërisë”. Kreu i shoqatës të sapo krijuar shprehet se deri tani vëmendja e institucioneve ndaj të verbërve nuk ka qenë shumë e madhe. Shoqata “Shpresë Kundër Verbërisë” ka rreth një muaj që është hapur dhe tashmë pritet që të shtrihet në të gjithë Shqipërinë ndërsa deri tani në Shkodër janë rreth 60 anëtarë që i janë bashkuar.

Artikulli paraprakPLANI RREGULLUES I TERRITORIT, GATI PËR MIRATIM NGA KËSHILLI
Artikulli tjetër“MARUBI” DHE ARSIMI BËHEN BASHKË