Vizita qe beri kryetari i bashkise M.Madhe Tonin Marinaj dhe stafi i tij  ne fshatin Bardhaj te Hotit, ne pjesen e Malit te Zi, pikerisht ne shtepine muzum te  kryetrimit Dede Gjon Luli, beri qe realisht, kreu i bashkise te mendoje se vecmas te tjerave i del per detyre  te mendoje edhe per ngritjen e nje muzuemi Historiko–Etnografik ne M.Madhe dhe me konkreisht  ne qytetin e Koplikut.

Ketu ne shtepine Muze te Dede Gjon Lulit te gjithe te pranishmit, vecanarisht ata qe e vizitonin per here te pare jane ndjere me se te lumturuar, por edhe jane shprehur se vertete historia e kesaj treve eshte e mbushur me ngjarje dhe episode te cilat duhet te  kene vendin e tyre te kujteses. Ndaj nese ne Malesine pjese e shtetit Mali I Zi kemi dy muzeume, pra shtepine muze te Dede Gjon Lulit dhe muzuen etnografik te Shtjefen Ivezaj, qyteti i Koplikut, vecmas renditjes se mungesave te instucioneve kulturore si: Pallati i Kultures, kinemaja e te tjera rregjistron edhe mungesen e nje muzuemi. Ne realitet gjate kesaj vizite ne shtepine muze te Dede Gjon Lulit, te gjithe keto autoritete te politikes vendore, por edhe te artit dhe kultures se treves M.Madhe, e kane shprehur indinjaten e tyre, rreth mos kujdesjes nder vite per nje  instucion te kujteses, ne treven e M.Madhe. Realisht eshte e pafalshme qe figura te tilla kombetare si Dede Gjon Luli, Prek Cali  e mjaft ngjarje e figura te tjera si lufta e Recit, ajo e koplikut te vitit 1920 e mjaft te tjera te mos  jene te dokumentuara ne nje instucion kujtese. Ndaj kreu i bashkise,Tonin Marinaj gjate bisedes me te  shoqeruarit e tij e ka hedhur mendimin se do te duhet bere nje hap me shume ne kete drejtim.