Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje, nga të moshuarit të cilët dje morën dozën e parë të “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.

Ata shfaqen të lumtur që procesi ka nisur dhe tashmë janë të mbrojtur nga koronavirusi, duke e quajtur procesin një vepër shumë të madhe pasi po mbron njerëz.

Manastirliu shkruan se drita e syve të gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga COVID-19, fal vaksinimit masiv, në të gjithë vendin e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.

Në ditën e dytë të vaksinimit masiv, të qytetarëve mbi 70 vjeç, janë vaksinuar 20.414 të moshuar.

 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: MENAXHIMI I PANDEMISË DO JETË PRIORITETI URGJENT PAS 25 PRILLIT
Artikulli tjetërZEF HILA: BANORËT E KOSMAÇIT MBËSHTESIN PARTINË DEMOKRATIKE DHE LULZIM BASHËN