Maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Një prej protestuesve, i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Shkruhet Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim te madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi.

Maturantët akuzojnë ministren e Arsimit se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua, për këtë arsye kanë dalë me kërkesa të qarta ku përveç rivlersimit, kërkojnë uljen e katofit të vlerësimit dhe Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit. Ato kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë e provimeve të tjera nëse nuk marrin zgjidhje.

Artikulli paraprakLIQENI 50,000 VJEÇAR U KTHYE NË ROZË DHE EKSPERTËT S’DINË PSE
Artikulli tjetërMATURANTËT I DORËZOJNË DRAFTIN MINISTRISË SË ARSIMIT: AFAT DERI SOT NË DARKË PËR TË KTHYER PËRGJIGJE