Komisioni i Rithemelimit të PD ka miratuar kandidaturat që do të shkojnë nesër në primare. Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar si në Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë. Të dielën anëtarësia do të zgjedhë me votë të preferuarin, i cili do të kandidojë për kryetar bashkie në 6 mars.  Kandidatët janë figura të spikatura dhe me kontribute në PD si dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Emrat e kandidatëve në primare:

Dibër
Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës
Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvja Gjepali, IT

Lushnje
Arben Zaimi, jurist-avokat
Elton Bano, jurist-avokat
Eurion Iljazi, arsimtar
Indrit Qerimi, arsimtar

Rrogozhinë
Eqerem Deliu, ekonomist
Hajrulla Tafa, arsimtar
Hekuran Xhani, mjek veteriner
Sokol Gosa, arsimtar
Vladimir Manushi, mjek dentist

Për qytetin e Shkodrës kandidatët që përmenden në listë janë :

Shkodër
Alfred Koçobashi, jurist
Arben Maliqi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Bardh Spahia, mjek
Irena Shestani Shala, ekonomiste
Irma Kopliku, pedagoge matematike

Vorë
Luan Beta, inxhinier
Lulzim Vrana, economist

Sistemi i primareve është një risi për politikën shqiptare. Në statutin e miratuar nga delegatët e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendosën primaret në mënyrë që kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, të votohen nga anëtarësia.

Artikulli paraprak6 MARSI/ KOMISIONI I RITHEMELIMIT TË PD-SË PREZANTON KANDIDATËT PËR 6 BASHKI, JA KUSH JANË EMRAT NË SHKODËR
Artikulli tjetërMSH/ JA SA RASTE TË REJA SHËNOHEN SOT NË SHQIPËRI