“Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj.” Ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit me homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan. Lideri i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Ëashingtoni e mbështet plotësisht vendimin e Ankarasë, që sipas tij u ndërmor për të ruajtur sigurinë e vendit.

“Dua të jem shumë i qartë. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ne mbështesim çdo vendim të marrë prej qeverisë, që ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit. Ankaraja ka  të drejtë të mbrojë kufinjtë, hapsirën ajrore dhe territorin. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm ne lidhje me këtë situatë delikate.” Më tej, Obama bëri thirrje që dy vendet të gjejnë një zgjidhje diplomatike për të evituar përshkallëzimin e tensioneve. Ai tha se Turqia dhe Rusia duhet të fokusohen në luftën kundër terrorizmit, pasi sipas tij, objektivi kryesor i fuqive ndërkombëtare në këtë moment, është shkatërrimi i Shtetit Islamik dhe i organizatave të tjera ekstremiste.

Artikulli paraprakRUSIA ZYRTARIZON SANKSIONET NDAJ TURQISË, TENSION MES DY VENDEVE
Artikulli tjetërPREFEKTURA SHKODËR, MBI 70% E TË PUNËSUARVE NGA LSI