Në njësinë administrative Postribë, sistemi I ri I adresave duket se ka krijuar disa probleme në listat e votuesve. Administratori Altin Shabaj bën të ditur se jo të gjithë ata që janë banorë të njësisë do të mund të votojnë në Postribë pasi nuk kanë zhvendosur vendbanimin e tyre nga zonat nga ku janë shpërngulur vite më parë.

Administratori Shabaj bën të ditur se edhe në këto zgjedhje, në qendrën e votimit në fshatin Domen do të votojnë edhe banorët e fshatit Shakotë, pasi janë dy fshatra me numër të vogël të votuesve.

Në njesinë administrative Postribë, si shkak I lëvizjeve të shumta demografike në çdo vit electoral ka patur probleme me listat e votuesve pasi jo të gjithë banorët kanë kryer procedurat ligjore të shpërnguljes.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI TAKIM NË POSTRIBË: TË RINJTË DHE E ARDHMJA, BINOMI I SIGURISË SË FITORES
Artikulli tjetërSHKODËR, VAKSINOHEN 514 MËSUES ME DOZËN ASTRAZENECA