LIBRI I SHKRIMTARIT SHKODRAN ISA ALIBALI I KUSHTOHET LUFTËS SË KLASAVE. Shkrimtari shkodran Isa Alibali ka promovuar librin e tij më të ri të titulluar “Përtej mjegullës ka dritë”.

Një libër që autorit I ka marrë 10 vite kohë për ta shkruar. Para fillimit të aktivitetit u mbajt një homazh për shkrimtarin që nuk jeton më Skëdër Drini. Shkrimtari Zija Vuka vlerësoi veprën më të re të Isa Alibalit. “Përtej mjegullës ka dritë” është një libër i cili u kushtohet të gjitha familjeve që përjetuan persekutimin e egër të luftës famëkeqe të klasave dhe pasojat e rënda të saj në kohën e diktaturës komuniste në vendin tonë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/hQX8zL4aUkg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRMIRËSIMI I KUSHTEVE SOCIALE NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërIL VOLO TRIUMFOJNË ME “GRANDE AMORE”