Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga festa e vitit të Ri, kryeministri Edi Rama ka një mesazh për njerëzit në nevojë. “Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të qenë pranë njerëzve më në nevojë në këtë periudhë të veçantë të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Me anë të një videoje Rama bën me dije se ditën e sotme më 28 dhjetor në 28 qendra të përkujdesjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizon festat e fundvitit.

Rama thotë se këto festat bëhen për fëmijët pa kujdes prindëror, të moshuarit e vetmuar, personat me aftësi të kufizuar, dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit. “Eja dhe ti festojmë së bashku, me ata që kanë më shumë nevojë. Festat duan dashuri”, shkruhet në postimin e Kryeministrit.

Artikulli paraprakDHURATA E VEÇANTË E MBRETËRESHËS PËR STAFIN
Artikulli tjetërNAFTËTARËT KALUAN NATËN NË TIRANË, SOT PROTESTOJNË PARA MINISTRISË SË ENERGJISË