Një shtetas grek ka humbur jetën pas një përleshjeje midis të rinjsh vendas dhe shqiptarë në një fshat pranë Selanikut. Viktima, me moshë 22 vjeç, humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qendër të Kalohorit.

Ende nuk dihen motivet e përplasjes, ndërkohë që nuk janë dhënë as detaje të tjera. Policia gjatë natës ka arrestuar nëntë persona, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet janë të shqetësuara se mos ngjarja shkakton tensione të tjera ndërmjet banorëve vendas dhe emigrantëve shqiptarë që ndodhen në zonë.