Dhjetë raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë qarkun Shkodër. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 7 raste në bashkinë Shkodër, 2 në Vau Dejës dhe vetëm 1 rast u konfirmua në bashkinë Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë në pesë bashkitë e qarkut janë mbi 300 qytetarë duke bërë që Shkodra të renditet e treta në të gjithë vendin ,edhe pse situata çdo ditë po shkon drejt përmirësimit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë si shkak I infektimit gjatë 24 orëve të fundit.

Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 6 pacientë të infektuar me koronavirus. Katër pacientë janë të shtruar në reanimacion ndërsa dy të tjerë të janë të shtruar në repartin infektiv nën kujdesin intensive të mjekëve të specializuar. Pavarësisht situatës në dukje pozitive, nuk ndalet testimi i të gjithë qytetarëve të cilët shfaqin shenja të infektimit me koronavirus.

Pa u ndalur vijon edhe kontrolli i institucioneve shtetërore te cilat janë cdo ditë në shërbim të qytetarëve. Shkodra renditet qarku i katërt në të gjithë vendin për nga numri i lartë i rasteve aktive pavarësisht se situata e krijuar duket drejt përmiresimit dhe nën kontrollin i institucioneve shëndetesore.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që te tregohen të kujdesshëm dhe të respëktojnë protokollin anti-COVID edhe gjatë kësaj periudhe ku ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve. Gjithashtu këshillohet që për cdo simptomë qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPERTJA: RREZIKU NË INTERNET DHE MBROJTJA
Artikulli tjetërVELIPOJË, “EKO MENDJE” AKSION PASTRIMI PARA HAPJES SË SEZONIT