Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë. Një 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti. Viktima është 16 vjeçari me inicialet O.G bën të ditur policia vendore e Shkodrës. Ka qenë ora 6:00 e mëngjesit të sotëm teksa i riu ndodhej në një mjet bujqësor motokorrëse njofton policia kur është përplasur nga një mjet tjetër duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas njoftimit të policisë 16 vjeçari.

O.G po dilte nga një rrugë dytësore drejt aksit kryesor Shkodër-Velipojë dhe në atë moment një mjet tip benz ka ardhur nga mbrapa duke e aksidentuar. I riu ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës duke humbur jetën menjëherë.

Shkak për këtë aksident të ndodhur vijon policia vendore e Shkodrës janë bërë kushtet atmosferike. Prania e mjegullës në rrugë në orët e mëngjesit sipas hetimeve paraprake ka shkaktuar këtë aksident të rëndë me pasojë vdekjen e 16 vjeçarit.

Menjëherë pas aksidentit të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, efektivët kanë bërë të mundur shoqërimin në mjediset e komisariatit të policisë vendore të Shkodrës të drejtuesit tip Benz shtetasit me inicialet L.L. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Trush i Poshtëm. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti me pasojë fatale.

Edhe pak kohë më parë një tjetër aksident i rëndë ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë teksa humbën jetën dy të rinj. Mjeti i tyre në orët e para të mëngjesit doli nga rruga duke përfunduar në disa mure të vjetra në fshatin Reç të Velipojës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Edhe më përpara në këtë segment rrugor ka patur aksidente me persona që kanë mbetur të plagosur rëndë ose edhe me viktima.

Aksi Shkodër-Velipojë gjatë sezonit të verës mbetet problematik sa i përket aksidenteve rrugore si shkak i fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin plazhin e Velipojës. Policia vendore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në atë rrugë por sërish drejtuesit e mjeteve në shumicën e rasteve janë të pandërgjegjësuar duke shkaktuar më pas aksidente të rënda.

Artikulli paraprakMES, VAKSINOHEN MË SHUMË SE 2100 BANORË
Artikulli tjetërMUZEU I DRISHTIT, INVESTIM 380 MLN LEKË PËR ASGJË