Qyteti I Shkodres ka percjelle per ne banesen e fundit, Ali Kazazin. Nje nga emrat me te njohur ne Shkoder pas shembjes se regjimit komunist, drejtues ne disa institucione, si dhe nje nga figurat e larta te Partise Demokratike te Shkodres.

Miq, kolege, familjare dhe te aferm i dhane lamtumiren e fundit, Ali Kazazit ne homazhet qe u organizuan ne hollin e Bashkise se Shkodres. Te pranishem ne homazhe kane qene drejtuesit me te larte te Bashkise se Shkodres, me ne krye Kryetaren e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, Kryetari i Keshillit te Bashkise Shkoder Xhemal Bushati, drejtues te larte te partise Demokratike, Ramiz Çobaj, nderkohe qe i pranishem ka qene edhe kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se, Edi Paloka. E pranishme ne homazhe pervec deputeteve te tjere te PD-se ka qene edhe deputetja e Shkodres, ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila vleresoi lart figurin e Ali Kazazit. Ali Kazazi, u nda nga jeta mengjesin e se henes ne moshen 72 vjecare. Ali Kazazi ishte një përfaqësues dhe trashëgimtar i denjë i familjes patriotike të Kazazëve të Shkodrës e cila ka dhënë një kontribut të spikatur në lëvizjet për pavarsinë kombëtare, mbrojtjen e Shkodrës si dhe në përpjekjet për të ruajtur demokracinë në Shqipëri, për shkak të të cilave ajo pësoi një përsekutim të gjatë.Në këtë rrugë eci edhe  z. Ali Kazazi. Ai u angazhua që në fillimet e demokracisë, në fillim të viteve 90′ duke dhënë një kontribut të cmuar në reformat e decentralizimit të qeverisjes dhe demokratizimin e vendit.