Nismës së dorzimit vullnetar të armëvë të ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtes po i përgjigjen pozitivisht edhe qytetarët shkodranë.

Përmes një njoftimi për mediat, policia e Shkodrës tregon për numrin e tyre të dorëzuara gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i policisë:Qarku Shkodër Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 6 armë zjarri, 2734 fishekë dhe 5 krehëra, 5 granata dore dhe 4 ndezës granate konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 2 armë zjarri, 2300 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 2 armë zjarri.

Në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës 414 fishekë, 5 granata dore dhe 4 ndezës granate. Në Komisariatin e Policisë Pukë 2 armë zjarri, 20 fishekë dhe 5 krëhëra.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA MUND FLAMURTARIN 3-2 NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërDEKLARATA E FORTË E CUNGUT: MUND TË LARGOHEM NGA VLLAZNIA