Shqiptari i arrestuar në Vjenë njeri “me peshë” në qarqet radikale të ISIS

Autoritetet austriake janë duke hetuar me intensitet në lidhje me adoleshentin shqiptar të arrestuar mbrëmjen e së premtes (20 janar), duke e konsideruar atë një person potencialisht i rrezikshëm dhe i lidhur me të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, i cituar nga mediat vendase, tha se 17-vjeçari i ka deklaruar policisë se mbështet grupin ekstremist. Ministri shtoi se i riu kishte një “rrjet të komunikimit të vërtetë” dhe se është dukshëm me “peshë” në qarqet radikale. Policia austriake dyshon se ai po përgatitej të kryente një sulm, por ministri Sobotka, tha të hënën se nuk ka indikacione se adoleshenti kishte plane “konkrete”. Një tjetër person i dyshuar, i cili mendohet të jetë i lidhur me 18 vjeçarin Lorenc K, është arrestuar nga autoritetet gjermane të shtunën dhe ndodhet në paraburgim. Adoleshenti nga Tirana dhe banues në Austri bashkë me prindërit kishte udhëtuar shpesh në Gjermani nga ku mendohet se ka takuar elementë radikalë. Policia nuk ka gjetur prova konkrete për organizimin e ndonjë sulmi terrorist në metro në Vjenë, ndërsa i riu mësohet se shikonte video të ISIS-t që propagandonin sulme.

Artikulli paraprakVETTINGU NË FUQI, GJYQTARË E PROKURORË DEPOZITOJNË DEKLARATAT NË ILDKPI
Artikulli tjetërPËRDHUNUESI PRANON KRIMIN, U DENONCUA NGA VAJZAT E TIJ