Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken është takuar këtë të diel në Bruksel, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim, është nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G, mes Shqipërisë dhe SHBA. Blinken falënderoi Shqipërinë për këtë hap, duke shtuar, se janë të nderuar që SHBA-të ndihen të nderuar që janë aleati ynë.

“Faleminderit, shumë e rëndësishme për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosim shembull të fortë për nevojën që kur bëhet fjalë për rrjetin e teknologjisë të punojmë me persona të besuar.

Jemi mirënjohës që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në fusha të caktuara, si Dedfender 21. Mezi presim të merrni vendin tuaj në sigurinë e OKB. Ky partneritete do të mbahet mend gjatë. Faleminderit për mbështetjen, e vlerësojmë shumë, varetë”, tha Blinken.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË PD, KREU I PD SHKODËR: PROCESI S’ËSHTË FORMAL
Artikulli tjetërSHKUAN PAS ORARIT ZYRTAR, MARK MARKU DHE AGRON GJEKMARKAJ MBETEN PA VOTUAR NË ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PD