“Të çliruara nga frika e dhunës” ka qenë tema e një tryeze të rrumbullakët që u zhvillua në bashkinë Shkodër. Kjo tryezë u realizua nga shoqata e grave “Refleksione” dhe erdhi në kuadër të projektit për zbatimin e Konventës së Stambollit në nivel lokal.

Drejtorja ekzekutive Ani Ruci tha se burrat duhet të shihen si pjesë për minimizimin e dhunës ndaj grave.Shqipëria është e detyruar që të zbatojë konventën e Stambollit dhe një prej pikave të saj është krijimi i qendrave të strehimit që në vendin tonë mungojnë ndjeshëm.Drejtorja Ruci propozoi që gratë e dhunuara të marrin jo vetëm pagesën sociale si të dhunuara por edhe ndihmën ekonomike kur janë papunë.Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore në Shkodër duke qenë pjesë e trajnimit të projektit “Të çliruara nga frika e dhunës”.