Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e pasdites së sotme në qytetin e Fierit, ku një grua humbi jetën pasi u rrëzua shesh pushimi i katit të katërt të pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ndërsa viktima është shtetesja Liljana Ruko, 35 vjeçe. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se gruaja është shtyrë nga burri i saj. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve, sapo ishin kthyer nga Gjermania. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Artikulli paraprakMBYLLET GJITHÇKA, MËSONI EMRIN E DREJTUESIT TË RI TË FRESSH SHKODËR
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ANDREA STEFANI