Të shumtë janë emra të cilësuar si afrime tek Vllaznia por nuk mungojnë alternativat si largime të mundshme apo këmbime lojtarësh me ekipe të ndryshme. Tek Vllaznia ditët e fundit flitej për një rikthim të mundshmëm të Stefan Cicmil ku edhe kontaktet kanë qënë të vazhdueshme më të e dukej se edhe 27 vjeçari malazez kishte dëshirë të rikthehej por lëvizja e tij është bllokuar pasi mbrojtësi është nën kontratë me klubin Mlladost. Cicmil është lojtarë kryesorë i tyre dhe ekipi malazez ka vendour veton për të duke bllokuar edhe rikthimin e tij tek Vllaznia pavarësisht dëshirës së tij.

Por ai nuk është i vetmi lojtarë që kërkohet tek ekipi kuqeblu pasi interes kanë shfaqur edhe për mbrojtësin e Kukësit Albi Alla por duket se skuadra e tij nuk ka ndërmend ta lërë të lirë pa marrë diçka në këmbim. Siç bëhet me dije nga portale të ndryshme on-line bardheblutë duan të marrin mesfushorin shkodran Ardit Kryimi po kjo gjë nuk është e vërtetë.

Burime të sigurta pranë klubit shkodranë për Star Plus Tv bëjnë me dije së asgjë në lidhje më çfarë thuhet e shkruhet për mesfushorin Krymi nuk është e vërtetë ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Vllanzisë dhe se në asnjë moment nuk është kërkuar një shkëmbim i tij me ndonjë skuadër tjetër.

Artikulli paraprakSHTUBINA SULMON HAPUR ERNEST GJOKËN
Artikulli tjetërRRASH-KULLAJ, 800 KG DUHAN RREZIKOJNË T’I PRISHEN