Prurjet e mëdha të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit kanë shkaktuar përmbytjen e Xhamisë së Plumbit. Sic shihet dhe përmes pamjeve kjo vlerë e rëndësishme kulturore është e rrrethuar nga uji.

Ndonësë para pak ditësh ministria Kumbaro gjatë vizitës së saj në Shkodër theksoi ndërhyrjen e posacme duke ndërtuar një dige rreth xhamisë për ti mbajtur ujërat larg nga muri strukturor I ndërtesës dhe për t’I dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij fenomeni që jo vetëm e bën të papërdorshëm Xhaminë e plumbit por edhe ka dëmtuar vlerat e saj ende për këtë nuk ka ndonjë plan veprimi përveç premtimeve të folura.

Kjo është edhe periudha më kritike pasi e gjithë zona e Shkodrës rrezikon nga përmbytjet për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve dhe puna për ndërtimin e digës rreth xhamisë duhet të kishte filluar me kohë.

Xhamia e plumbit ëhtë ndërtuar në vitët 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatlliu, ajo është shpallur monument kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë kohë nga periudha osmane.

Artikulli paraprakAHMETAJ: EKONOMIA MORI KTHESË NË 2016-ën
Artikulli tjetër“DASHAMIRËSET E LIBRIT”