BERLUSKONI SËRISH NË TELASHE, PËRFSHIHET NË NJË TJETËR PROCES GJYQËSOR

Ndërsa e djathta italiane "Forza Italia" ndodhet në fushatë të plotë elektorale në pritje të zgjedhjeve të 4 marsit, lideri i saj, ish-kryeminstri Silvio Berlusconi është përfshirë në një skandal i ri gjyqësor. Prokuroria e qytetit të Milanos ka informuar se ka nisur një proces hetimor ndaj klubit sportiv të Milanit, i cili deri një vit më parë ishte në pronësi të Silvio Berlusconit. Sipas prokurorit Fabio De Pasquale, Silvio Berlusconi akuzohet për riciklim parash në procesin e shitjes së klubit të Milanit pronarit të saj aktual Yonghong Li. Në prill të 2016 klubi i Milanit u ble në vlerën e 740 milionë euro nga milioneri kinez. Procesi i pagimit të kësaj shifre është kryer në dy operacione financiare.

WASHINGTON, SHQIPTARI OFRON KAFE FALAS PËR INAT TË TRUMP

Një shqiptar pronar i një bar kafe në Washington, ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët pas deklaratës së Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende të ndyra (halesh)”. Gjithashtu Gjergj Dollani, 40 vjeçari shqiptar mirëpret me një filxhan kafeje falas edhe për norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi. Historia është publikuar dhe nga “Washington Post” “"Unë besoj në Amerikë.

AKSIDENT TRAGJIK, TRE TË VDEKUR DHE 45 TË PLAGOSUR

Tre persona raportohen se kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur, disa janë në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ndodhi sot në periferi të Pragës. Në aksident janë përfshirë një vetyrë dhe një autobuz, bëri të ditur policia çeke.

DJALI I KRYEBASHKIAKUT VRET VETEN ME PLUMB NE KOKË. SHKROI NJË LETËR PARA FLIJIMIT

Një djalë vetëm 13 vjeç i dha fund jetës në Galtelli, provincë e Nuoro në Itali, duke u qëlluar me plumb në kokë. Francesco është djali i kryebashkiakut të Nuoro, Giovanni Santo Porcu, i cili i dha fund jetës me pushkë këtë të martë.

HAJDUTËT BRENDA SHTËPISË, VJEDHIN EDHE DHURATAT

Banorët e shtëpisë kanë mbetur të traumatizuar pasi kanë parë dy hajdutë të cilët pasi kanë marrë sendet me vlerë, i kanë bërë qejfin njëri-tjetrit me dhuratat e familjes.

GRIPI PO TERRORIZON EUROPËN, KËSAJ 18-VJEÇARJE SAPO I MORI JETËN

Vajza e re që shikoni në foto ka humbur jetën për shkak të gripit. Ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe familja e saj akoma nuk e beson ngjarjen e rëndë. Mësohet se ajo fillimisht është prekur nga gripi i cili i kaloi në pneumoni.

GRABITJE SPEKTAKOLARE NË HOTEL RITZ

Njerëz të armatosur kanë grabitur mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm Ritz në Paris. Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit, rreth orës 18:00 në orën lokale dhe arritën të realizojnë grabitjen.

SHKON NË 17 NUMRI I VIKTIMAVE NGA RRËSHQITJET NË KALIFORNI

Qindra punonjës të kërkim-shpëtimit po krehin rrënojat në Kaliforninë e Jugut në kërkim të personave të zhdukur pas rrëshqitjeve masive që vranë 17 veta. Ndërkohë 28 persona janë raportuar të plagosur në qarkun e Santa Barbaras pas përmbytjeve që tronditën zonën e djegur nga zjarri i muajit të kaluar. Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan dhe 300 të tjera u dëmtuan. Një punëtor i shpëtimit përshkroi nën lot gjetjen e vajze në pellgun e mbeturinave.

PAS TOTO RINËS VDES EDHE SUPER VRASËSI I COSA NOSTRA-S

Ka ndërrua jetë në spitalin e Parmës 55 vjeçari Stefano Ganci një nga njerëzit më të besuar të Toto Rinës. Vdekja e Ganci ka ardhur për shkak të një ataku kardiak në fund të dhjetorit të vitit 2017, por ky lajm nuk është bërë publik. Ganaci kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm. Trupi i Ganacit do të prehet në në Sicili në ditët e ardhshme.

MATHEW PALMER KOMANDOHET NË VEND TË BRIAN HYOT YEE

Mathew Palmer, është komanduar në postin e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, në vend të Brian Hyot Yee. Palmer mbante detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.

BOTA