BIE SUVAJA NË KLASË, PLAGOSET MËSUESJA

Një mësuese ka pësuar lëndime të lehta pasi ra një pjesë e suvasë nga tavani. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në shkollën 9- vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë gjatë orës së mësimit.

11.3 KG HEROINË NË KAMION, ZBARDHET DËSHMIA E SHOFERIT

Merret në pyetje nga policia tregtari i konfeksioneve që u arrestua të dielën nga policia kufitare në portin e Durrësit duke tentuar të trafikonte 11.3 kilogramë heroinë në drejtim të Italisë.

VDES NË KRYE TË DETYRËS, POLICI I QARKULLIMIT RRUGOR

Një polic i qarkullimit rrugor në Tepelenë ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

KAPET GOMONIA E MBUSHUR ME KANABIS, DYSHOHET PËR 500 KG

Një gomone me 500 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në Vlorë pasi në brigjet e plazhit të Vlorës u zbulua një makinë fuoristradë që dyshohet se e transportoi deri buzë detit. Agjensitë shqiptare shmangën një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por operacioni që ende vijon ende nuk ka çuar asnjë person në pranga.

IDENTIFIKOHET VIKTIMA E AKSIDENTIT TË MBRËMSHËM NË ‘HARKUN E BËRDICËS”

Identifikohet viktima e aksidentit te ndodhur mbremjen e se dieles ne Harkun e Berdices.Ai eshte shtetasi Gezim Selimi, 41 vjec nga Komani.

AKSIDENT NE SHKODËR, MAKINA PËRPLAS KALIMTARIN

Informacion Paraprak

Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30  në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

MJETI HUMB KONTROLLIN DHE BIE NGA URA ,PLAGOSET DREJTUESI

Një 40 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Korçë.

DW: MBI 100 TË RINJ SHQIPTARË I JANË BASHKUAR ISIS

Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri. Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak. Rreth gjysma e tyre raportohen si të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.

SHKRUMBOHEN NË MES TË DIMRIT, TRE HEKTARË TOKË NË SHËNGJIN

Rreth 3 hektar toke me shkurre dhe kallamishte janë shkrumbuar totalisht si shkak i një zjarri që ra gjatë pasdites të së djelës.

GODITËN ME THIKË FUTBOLLISTIN SHQIPTAR, ARRESTOHEN REPERËT ITALIANË

Dy italianë, Juri Margini dhe Emilio Finizio, dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj pas denoncimit të një shqiptari se e kishin sulmuar me thikë.

BOTA