GRABITET ARGJENDARIA NË QËNDËR TË QYTETIT

Nje argjendari ne Shkoder eshte grabitur rreth ores 03:00 te mengjesit te se shtunes. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke gjetur aty pranë një automjet tip Ëolksvagen, pa targa, me të cilën dyshohet se është kryer grabitja. Mjeti Wolksvagen është goditur në pjesën e përparme dhe mendohet se është përdorur për të thyer qepenin e argjendarisë.

U KAPËN ME 2.2 KG KOKAINË, PAMJET NGA ARRESTIMI I BANDËS NË SHKODËR

Një grup kriminal prej 8 personash që merrej me shitjen e drogave të forta në një lokal nate, midis të cilëve edhe menaxheri i lokalit, është goditur nga policia e Shkodrës, duke sekuestruar edhe një sasi prej mbi 2 kg kokainë. Në pranga kanë përfunduar 7 persona, dhe një i tetë është në kërkim. Policia e Shkodrës bëri me dije se të arrestuarit janë shtetasit: Helidon Marku, 42 vjeç Indrit Tagani, 30 vjeç Erjon Zekaj, 31 vjeç Saimir Arçi, 31 vjeç Aldo Vruçaj, 28 vjeç Kristjan Ujkaj, 31 vjeç Aleksandër Matoja, 31 vjeç.

VRASJA E 21 VJEÇARIT NË BËRDICË , NË LOKALIN KU TRAFIKOHEJ KOKAINA

Policia e Shkodres dha detaje sot per goditjen e nje grupi kriminal ne Shkoder i cili trafikonte lende narkotike te llojit kokaine.Policia beri me dije se ka sekuestruar edhe lokalin i cili perdorej per shperndarjen e lendes narkotike i quajtur "Samba Club" ne afersi te Berdices.Ne kete lokal para pak muajsh dhe konkretisht ne daten 3 shtator te vitit 2017 ka ndodhur nje palgosje.Edmir Nilaj, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në 3 shtator të vitit të kaluar nderroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

BANDA E KOKAINËS NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE

Finalizohet në Shkodër goditja e dytë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”. Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

GODITET GRUPI KRIMINAL I KOKAINËS NË SHKODËR, DISA TË ARRESTUAR

Një grup që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë, është goditur nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë përfunduar disa persona. Të arrestuarit trafikonin...

HUMB BETEJËN ME SËMUNDJEN E RËNDË/ NDAHET NGA JETA STUDENTJA E ARKITEKTURËS

Anxhela Noçka, studentja e vitit të katërt të Arkitekturës humbi betejën me leuçeminë akute. 22- vjeçarja është ndarë nga jeta në Spitalin e Budapestit dhe lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e saj në rrjetin social Facebook. Noçka u prek nga sëmundja e rëndë në Janar të vitit 2017 dhe menjëherë pas lajmit të kësaj sëmundje miqtë e saj morën nisma të shumta për të ndihmuar në kurimin e Anxhit, por ajo nuk mundi dot të shpëtonte.

GRABITET ARGJENDARIA NË SHKODËR, POLICIA NË KËRKIM TË AUTORËVE

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D. Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.

AVOKATI HEDH POSHTË AKUZAT: KONTRATA U FIRMOS NË VITIN 2009, DASHAMIR XHIKA U BË...

Avokatët e Dashamir Xhikës kanë rrëzuar akuzuar e prokurorisë për ish-drejtorin e Rrugësve, Dashamir Xhika. Në një komunikim për mediat, zyra e mbrojtjes ligjore jep vetëm një argument që duket se e nxjerrë fiasko gjithë hetimin. Konkretisht tenderi për rrugën që akuzohet Dashamir Xhika është bërë në vitin 2009, ndërkohë që Xhika e ka marrë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar në vitin 2013.

9 EMIGRANTË ME GOMONE DREJT BRITANISË, ZBULOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR

Një burrë u akuzua për kontrabandimin e nëntë personave kryesisht shqiptar nëpërmjet një varke në drejtim të Britanisë. Operacioni për ndalimin e anijes së vogël dhe shpëtimin e emigrantëve të rrezikuar, u zhvillua të mërkurën, rreth 20 milje në jug të Dungeness në Kent.

AKSIDENTI I RËNDË, VDES NË SPITAL I RIU SHQIPTAR.

Ka humbur jetën në mëngjes në spitalin “San Martino” në Genova, pas katër muajsh agoni, 29-vjeçari Albion Kapedani, i cili u rrëzua teksa përpiqej të hipte në një tren në lëvizje, të sapunisur nga stacioni i Sestri Levante.

BOTA