I VË FLAKËN AUTOMJETIT TË BASHKFSHATARIT, SHPALLET NË KËRKIM 27-VJEÇARI

Shkodër Më datë 12.01.2018, rreth orës 02:00 , është marrë njoftim se në fshatin Zues në Shkodër, është djegur një automjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur mjeti tip “BMW” në pronësi të shtetasit G.F. 27 vjeç, banues në fshatis Zues në Shkodër.

ARRESTOHET SHQIPTARI QË KËRCËNONTE GRUAN ITALIANE

Një 55-vjeçare në Itali pasi po kalonte një moment të vështirë i kërkoi 1 mijë euro borxh një shqiptari, por gjërat nuk shkuan si e kishte menduar. I riu shqiptar përveç se më pas e kërcënoi për t’ia kthyer paratë me interes, i kërkoi edhe shërbime seksuale.

20 VJEÇARI PI FOTOKSINË, NDËRRON JETË NË SPITAL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme, ku një 20 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pirë fotoksinë. I riu është vetëhelmuar, por shkaqet që e kanë çuar drejt këtij veprimi ende nuk janë zbuluar nga Policia.

GJENDET NJË MINË E LUFTËS II BOTËRORE,PRITET ÇAKTIVIZIMI I SAJ

Një minë e Luftës së Dytë Botërore është kapur sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Kanë qenë rrjetat e një peshkarexhe, që kanë nxjerrë nga deti minën luftarake. Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

HIQESHIN SI BALERINA, POLICIA MAQEDONASE I AKUZON PËR PROSTITUCION

Katër shtetase shqiptare janë gjobitur me 400 euro dhe janë dëbuar nga Maqedonia, pasi një aksioni policor. Sikundër raportohet, gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy shtetase shqiptare dhe një serbe për qëndrim ilegal dhe me akuzën e prostitucionit.

AKSIDENT NË RINAS, KAMIONI PËRPLAS MAKINËN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e “Rinasit”. Një kamion me rimorkio ka përplasur një autoveturë.

STRASBURGU DËNON SHQIPËRINË: TË PAGUAJË 14 MLN EURO PËR PALLATIN E VLORËS

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

HETIMI PËR PAJISJEN PËRGJUESE, PROKURORIA NUK BËN DOT EKSPERTIZËN

Prokuroria e Tiranës shtyn edhe tre muaj të tjerë afatet hetimore për Imsi Catcher, një çështje kjo që qëndron e hapur prej dy vitesh nga njësia Task Force për veprën e shpërdorimit të detyrës. Shkak për zgjatje të kohës hetimore është bërë heshtja e palës italiane që nuk ka kthyer ende një përgjigje nëse do ta pranojë apo jo ekspertizën në pajisje.

NDËRRON JETË NË BURG I DËNUARI PËR VRASJE

Fatmir Tomini 59¬ vjeç, ka humbur jetën në burgun e Krujës, ku vuante dënimin për vrasje. Zyrtarisht, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut.

ME PASAPORTË FALSO TENTON TË IKË NË GREQI, KAPET NË DOGANË

Një i ri nga Tirana, Edmond I. 32 vjeç, është arrestuar dje në doganën e Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

BOTA