GATI HARTA E BUJQËSISË NË VEND

RAMA: SFIDA JONË, TË BËJMË SISTEMIN MË TË AFTË.Qeveria Rama do te ketë ne fokus te punës se saj zhvillimin e bujqësisë, ndaj për këtë arsye janë ndërmarrë 26 masa lehtësuese ne këtë sektor, gjysma e te cilave janë zbatuar këtë vit, ndërsa pjesa tjetër vitin e ardhshëm.

NJË VIT NGA VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT

KREU I PD-së LULZIM BASHA, KUJTON HUMBJEN E PARAKOHSHME.Sot mbushet një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit të PD-së Sokol Olldashit.Makina me të cilën udhëtonte Olldashi doli nga rruga në aksin Tiranë – Elbasan, dhe përplasja i solli edhe vdekjen e menjëhershme.

PPE, “FSHIKULLON” POLITIKËN SHQIPTARE

MIRATOHET REZOLUTA ME GJUHË TË FORTË NDAJ QEVERISË.Përmes një gjuhe të fortë ndaj shumicës qeveritare, Partia Popullore Europiane përmes një rezolutë të miratuar ditën e djeshme për Shqipërinë, ka mbajtur të njëjtin linjë  qëndrimi me Partinë Demokratike ku shpreh qetësimin e saj për zhvillimet politike të vendit.

GUVERNATORI, RAMA NË PRESIDENCË

KRYEMINISTRI TAKON KREUN E SHTETIT NJË DITË PAS AKUZAVE PËR BUXHETIN.Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Presidentës gjatë paradites së sotme, ku ka  zhvilluar një takim të shkurtër me Kreun e Shtetit, Bujar Nishani.Kjo vizitë e papritur në Presidencë vjen pas disa takimeve rradhazi ku është diskutuar për zgjedhjen e Guvernatori të Ri të Bankës

MIRATOHET NË PARIM BUXHETI 2015-të

PAS NJË MARATONE PREJ 12 ORËSH, BUXHETI MERR 77 VOTA PRO NË KUVEND.Pas një seance maratonë prej 12 orësh me radhë dhe diskutimeve të gjata, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2015.Me 77 vota pro, deputetët e mazhorancës në mungesë të opozitës në Kuvend, i kanë dhënë bekimin në parim buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale që e shoqëron.

RAMA: BUXHETI SHPRESË PËR TË NESËRMEN

NË FUND TË MANDATIT 4 VJEÇAR RRITJA E EKONOMIKE DO TË JETË 4%. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projekt-buxhetin e vitit 2015 një shpresë për të nesërmen.

PAPA FRANÇESKU, PËRSHËNDET SHQIPËRINË

MESAZH URIMI PËR 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT. Papa Françesku ka uruar kreun e shtetit shqiptar për Festën Kombëtare. Presidenti Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Ati i Shenjtë.

PD BËN OPOZITËN E BUXHETIT NGA JASHTË

BODE: BUXHETI ËSHTË LARG INTERESAVE TË QYTETARËVE. PD e ka bërë opozitën e buxhetit nga selia blu.Ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe deputeti Sherefedin Shehu deklaruan se buxheti është larg interesave të qytetarëve. 

ÇLIRIMI I TIRANËS, RISHFAQET PORTRETI I ENVER HOXHËS

POLITIKA E NDARË, RAMA ME QEVERINË, BASHKIA ME VETERANËT. Kanë zgjedhur dy ceremoni të veçantë përfaqësuesit e Qeverisë dhe bashkisë për festuar 70-vjetorin e clirimit të kryeqyteti. Në festimet e mazhorancës nuk kanë munguar edhe fotot e diktatorit Enver Hoxha.70-vjetori i Çlirimit te Tiranes vazhdon ti gjeje te ndare forcat politike ne vendin tone.

TRITOLI, 3 SHPËRTHIME BRËNDA 12 ORËVE

KRUJË, FUSHË KRUJË DHE KAMËZ, TREKËNDËSHI I EKSPLOZIVIT. Tre shpërthime eksplozivi janë shënuar në harkun kohor të 12 orëve në Krujë, Fushë Krujë e Kamëz mes 12- 13 Nëntorit 2014.

BOTA