VUÇIÇ: DEBATET ZGJIDHEN ME DIALOG

KRYEMINISTRI SERB VLERËSON BISEDËN ME HOMOLOGUN SHQIPTAR.Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të presë më 10 nëntor homologun Edi Rama, e ka quajtur pozitive telefonatën me kreun e qeverisë shqiptare që çoi në dakordësinë e kësaj date.

NIS VITI I RI AKADEMIK 2014-2015

PD REAGON PËR SISTEMIN ARSIMOR NË VEND. Fillon sot viti i ri akademik për universitetet publike dhe private.

PLOTËSIMI I KQZ-SË, LLËSHI APEL POLITIKËS

KRYETARJA E KQZ-së DEKLARON SE KY VENDIM DUHET TË MERRET SA MË SHPEJT.Zgjidhja e situatës në KQZ dhe plotësimi i vendeve vakante është një vendim që kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi shpreson të merret sa më shpejt.

ÇMIMET E REJA TË ENERGJISË

ERE, PRANON KWRKESWN PWR ÇMIMIN E ENERGJISW ELEKTRIKE. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marrë në shqyrtim kërkesën e parë për rritjen e çmimit të energjisë, atë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

FLETËT GABIM, NDRYSHON FORMULA

KQZ DO TË APLIKOJË NJË PROJEKT TË RI PËR KËTË PROÇES. Gabimet e ndodhura me fletët e gabuara në kutitë e votimit kanë detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të aplikojnë një formulë të re për zgjidhjen e këtij problemi. KQZ do të aplikojë një projekt që reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. 

SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON BASHKËPUNIM

KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË EVIDENTON KORRUPSIONIN SI RREZIKUN NR.1. Korrupsioni në gjyqësor dhe mos plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë janë shqetësimet e ngritura nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.

ALEANCA FRANCEZE, EKSPOZITË DIXHITALE

LEGER: QËLLIMI, PËRHAPJA E NJOHJA E KULTURËS FRANCEZE.Ambasada e frances ne tirane dhe alenca franceze ne shkoder kane hapur ekspoziten “Albert Kamy” ne kuadrin e projektit kultura franceze ne shqiperi ne kohen e dixhitalizmit.

BESIMTARËT MYSLIMANË KREMTOJNË KURBAN BAJRAMIN

POLITIKA I BASHKOHET FESTËS ME URIMET PËRKATËSE.Besimtarët myslimanë kanë kremtuar  Kurban Bajramin në të gjithë Shqipërinë. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Kremtimi i kësaj feste filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të falur Namazin. Ndërkohë që kësaj feste i janë bashkuar dhe urimet përkatëse nga ana e përfaqësuesve politikë. 

KOMISIONI I EKONOMISË SHKARKON FULLANIN

BRACE: VOTIM UNANIM. GUVERNATORI CËNOI INTERESAT E BANKËS.
Pas shkarkimit nga Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani eshte shkarkuar sot edhe nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise.
Vete kryetari I Komisionit, deputeti i PS-se, Erion Brace e ka komunikuar vendimin unanim te Komisionit.

MANIPULUAN ZGJEDHJET, KOMISIONI NË GJYKATË

LËZHË, PROKURORIA DËRGON NË GJYKATË DOSJEN PËR KZAZ 13.

Pas hetimit të nisur prej disa muajsh Prokuroria e Lezhës ka dërguar në gjykatë dosjen për 8 komisionerët e KZAZ numër 13, në Lezhë të cilët manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit të viti 2013-të.

BOTA