“NDARJA E TOKAVE” 4 ZYRTARË NË PRANGA

GJYKATA JEP MASËN “ARREST ME BURG” MES TYRE EDHE LIRIM NEHANI “Ndarja e tokave” çon në pranga 4 zyrtarë vendorë në Shkoder, mes tyre dhe kryetarin e komunës Gruemirë Lirim Nehanaj. Vendimi është dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkoder pasdreken e së mërkurës, ku 4 shtetasit në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre.

MJEGULLA, RREZIKSHMËRI NË QARKULLIM

PARALIZOHET NJË PJESË E LËVIZJEVE GJATË NATËS. Një mjegull e dendur ka përshirë zonën e Kurbinit mbrëmjen e së dielës duke paralizuar lëvizjen e automjeteve në disa akse rrugore.

DIGJET KATI I DYTË I NJË BANESE

SMAJLI: OSHEE ERDHI ME VONESË, NUK KA DËME NË NJERËZ.Kati i dytë i një banese është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perlat Rexhepi” në qytetin e Shkodrës. Një pjesë e shtëpisë në pronësi të shtetasit Alfred Zefi është djegur nga flakët e zjarrit.

EKSPLOZIV SHTYLLËS SË TENSIONIT TË LARTË

NGJARJA NË FSHATIN HALILAJ NË FUSHË KRUJË, POLICIA NIS HETIMET. Një sasi eksplozivi është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.

SITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS

OSHEE, ARRESTON TRE SHTETAS.

TRITOL BANESËS, DËME TË SHUMTA MATERIALE

NGJARJA NDODHI MBRËMJEN E SË MËRKURËS NË LAGJEN RUS NË SHKODËR.Rreth 200 gram tritol kanë shpërthyer në sheshpushimin e katit të tretë të një pallati në lagjen “Rus” në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 të së mërkurës.

TË MITURAT HUMBIN PËR 24 ORË NGA SHTËPIA E FËMIJËS

POLICIA I GJEN NË FSHATIN GOLEM, SHKARKOHET NGA PUNA ROJA. Për 24 orë me radhë dy vajza të mitura kanë alarmuar shtëpinë e fëmijës 6-18 vjeç në qytetin e Shkodrës. Shtetaset M.Q 11 vjeç dhe SH.H 13 vjeç janë larguar nga mjediset e shtëpisë së fëmijës dhe nuk janë kthyer më. Punonjësit janë alarmuar pas disa orësh duke parë se dy vajzat nuk janë rikthyer sërish. Pas një pune kërkimore intensive është arritur që pas afro 24 oprëve 13-vjeçarje dhe 11-vjeçarja të lokalizohen nga policia.

AKSIDENT TRAGJIK, SHËNOHEN 2 VIKTIMA

NGJARJA NDODHI NË AKSIN KOMAN – VAU DEJËS, MAKINA BIE NË HUMNERË.Ka rezultuar fatale humbja e kontrollit të makinës me të cilën po udhëtonin 4 personat e aksidentuar. 2 prej tyre, Helidon Druni dhe Agim Kasemi kanë humbur jetën ndërsa kanë mbetur të plagosur shtetasit Artan Bajrami dhe Edmond Kola. Ngjarja ka ndodhur në aksin Koman – Vau Dejës pranë fshatit Karm.

SEKUESTROHEN 4 MJETE ME LËNDË DRUSORE

AKSION I PËRBASHKËT PËR NDËSHKIMIN PËR PRERJEN E PALIGJSHME TË PYJEVE.Të gjithë ata që do të tentojnë që të dëmtojnë pyjet në qarkun e Shkodrës duke bërë prerje të paligjshme për t’i tregtuar më pas do të përballen me forcën e ligjit. Institucionet duket se janë të vendosura për të mos patur tolerime për askënd që shkel ligjin. Në këtë mënyrë 30 metër stere lëndë drusore, janë sekuestruar në rrethin e Shkodrës.

KALONIN ILEGAL, VDESIN SHQIPTARËT

DY TË RINJ SHQIPTARË KANË HUMBUR JETËN PAS RËNIES SË ZJARRIT. Dy të rinj shqiptarë një vajzë dhe një djalë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli.

BOTA