POLITIKE

ARRESTIMET E FUNDIT NË SHKODËR, MINISTRI XHAFAJ:“BRAVO ÇUNA”, JA Ç’PO I BËN KRIMIT...

Disa arrestime të fundit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ndodhur në Shkodër, ministri Xhafaj i ka veçuar si një tjetër sukses në luftë kundër krimit. Në një mesazh të fundit të tij, pasaardhësi i Saimir Tahirit për pak sa nuk ka artikuluar thënien e famshme të këtij të fundit, “Bravo çuna”, teksa ka komplimentuar vartësit e tij.

MB: OPOZITA TË HESHTË, NËSE NUK E MBËSHTET DOT POLICINË

Ministria e Brendshme ka shprehur sot “keqardhje” për deklaratat e opozitës ndaj shqetësimit që ministria e quan “të pakuptimtë”, për marrëveshjen e firmosur mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ka një impakt të madh shoqëror.

DONALD LU NË KRYEMINISTRI TAKON RAMËN

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu sot paradite ishte në një takim në kryeministri Nuk ka shumë informacion lidhur me vizitën e ambasadorit në kryeministri ndërkohë që kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para kryeministrisë (ora 10:07) për të dalë më pas nga ora 11:30.

‘100 FSHATRAT’ RAMA: INVESTIME PËR TË NDËRTUAR BUJTINA E FERMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se për të gjithë investitorët privatë që do të ndërtojnë në “100 fshatrat” e zgjedhur do të kenë lehtësira të shumta nga qeveria, duke filluar nga TVSH-ja. “Ne kemi vendosur kaq shumë forca në 100 fshatrat. Komunikim intensiv me biznesin e madh për agro turizmin. Do të ketë lehtësia që lidhen me TVSH, programi do të jetë i limituar në kohë, jo i pafund.

BERISHA: AEROPORTI I VLORËS ËSHTË AEROPORTI I HABILAJVE

Ish kryeministri Sali Berisha e quajti 'aeroporti i Habilajve" aeroportin e Vlorës sepse "po bëhet me një çmim 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Çdo shqiptar duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë"

BASHA: MAFIA NË PUSHTET EKSTRADOI SEITAJN PËR TË MBROJTUR RAMËN E TAHIRIN

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti superskandal ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali. Në një prononcim në oborrin e Kuvendit Basha deklaroi "Mafia në pushtet e ekstradoi për ti mbyllur gojën dhe për të mbrojtur Ramën e Tahirin Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur të gjitha ligjet me një qëllim që ti mbyllë gojën për të mbrotjur Saimir Tahirin dhe më pas Edi Ramën për të mbrojtur kupolën në pushtet

TENSIONI NË KUVEND, REAGON KRYEMINISTRI RAMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren. "Vizion Program Skuadër Lidership për...

DEPUTETET E OPOZITES KANE BLLOKUAR FOLTOREN DHE THERRASIN: HAJDUT! KRIMINEL!

Prej ora 11: 30 deputetet e opozites kane bllokuar foltoren dhe therrasin : Hajdut ! Kriminel! Ndërkohë deputetët socialistë flasin nga vendi. vijon

SQARIMI I PD: JA PSE E BLLOKUAM FOLTOREN

Partia Demokratike ka sqaruar përplasjen në Kuvend, ku edhe u ndërpre seanca. Në një njoftim PD thotë se Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Spahos.

DEPUTETËT E OPOZITËS KONTROLLOHEN PARA SË TË HYJNË NË KUVEND, PALOKA: S’JEMI TERRORISTË

Deputetët e opozitës mëngjesin e sotëm janë përballur me kontrollin e sigurisë të Parlamentit. Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

Paloka: Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën...Ne jemi deputet nuk jemi as teroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.

BOTA