VLLAZNIA KËRKON REZULTAT POZITIV NDAJ TEUTËS

Vllaznia do të kërkojë të nisë sezonin e ri futbollistik me një rezultat pozitiv. Këtë bindje ka trajneri i skuadrës Luan Zmijani. Në një konferencë për media, tekniku shkodran a qenë optimistpër një start të mabë të ekipit të tij ndaj Teutës së Durrësit.

EUROPA LEAGUE, SKËNDERBEU MËSON KUNDËRSHTARËT E GRUPIT

Skëndërbeu ka mësuar kundërhstarët që do ti ketë në fazën e grupeve të Europa League. Korçarët do të luajnë ndaj Sporting Lisbonës, Beshiktashit, dhe Lokomotivës së Moskës. I vendosur në Grupin H, Skëndërbeu duhet të përgatitet për përballjë spektakolare ndaj ekipeve që në kompeticionet europiane kanë një eksperiencë të madhe. Të tre skuadrat kanë më shumë histori dhe vlera se ekipi shqiptar, por tashmë futbolli luhet në fushë dhe mund të ketë superiza.

BOLT: GATLIN “PAGOI” KAMERAMANIN QË TË MË VRISTE

Atleti xhamajkan Usain Bolt shijon momentin, duke betur njeriu më i shpëjtë në botë. Në Botërorin e Pekinit ai fitoi dy medalje të arta, në 100 dhe dje në 200 metra, duke mposhtur në të dyja rastet rivalin e tij kryesor Justin Gatlin. Por përveç fitores, të gjithë mbetën të habitur nga një “aksident” i Bolt me kameramanin që po e filmonte xhamajkanin teksa po bënte xhiron e nderit.

VELEÇIKU, BESNIK DULI RIKTHET SËRISH NË PANKINË

Pasi ka marrë miratimin nga kryetari I Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, trajneri io njohur në qytetin e Koplikut Besnik Duli , është rikthyer sërish në krye të ekipit të futbollit Veleçiku.

“RESHIT RUSI” MERR VLERËSIME POZITIVE PËR LIÇENSIM

Fusha sportive “Reshit Rusi” është duke shkuar drejt liçensimit nga ana e Fedeartës Shqiptare të Futbollit. Vëzhguesit e Federatës kanë qenë të pranishëm në fushën “Reshit Rusi” ku kanë inspektuar punimet e realizuara deri tani. Vëzghuesit nuk kanë të drejtë të japin asnjë konkluzion, por do të raportojnë pranë komisionit në Federatë e më pas do të merren parasysh punimet e realizuara nga komisioni.

LIDERËT E BALLKANIT DHE EUROPËS NË PËRBALLJEN E FUTBOLLIT

Pavarësisht se si shkojnë bisedimet diplomatike në fushën e blertë kanë treguar epërsi përfaqësuesit e Ballkanit. Ekipi “BE e ardhme” e ka fituar ndeshjen përballë Bashkimit Europian dhe këtë fakt ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar me fjalët “BE i duhet Ballkani dhe energjia e tij” Përmes një postimi në FB Thaçi shkruan:

KRUJA PENGOHET NGA EKIPI EL HAJER, NUK DEL NË STËRVITJE

Mesfushori shkodran, Arsid Kruja nuk është shafqur në stërvitje tek ekipi i Vllaznisë, ndonse bisedat mes tij dhe drejtuesve të skuadrës janë realizuar. Siç mëson Star Plus, lojtari pasi ka kërkuar të marrë leje kalimin tek ekipi El Hajer në Arabinë Saudite ka hasur në një pengesë nga drejtuesit e skuadres atje. Kjo pasi Vllaznia ka hapur një process gjyqësor në UEFA ndaj ekipit nga Arabia.

CHAMPIONS, SKËNDERBEU ELIMINOHET ME POKER NGA DINAMO

Dinamo e Zagrebit në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit në Kroaci, duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2, pasi ndeshjen e parë në Elbasan e humbën 1-2. Sfida në Zagreb dhuroi gola dhe spektakël që në minutat e para, pasi pa kaluar 15 minuta u shënuan tre gola.

VLLAZNIA RIKTHEN MESFUSHORIN SHKODRAN ARSID KRUJA

Mesfushori shkodran Arsid Kruja do të rikthehet sërish tek Vllaznia për sezonin futbollistik 2015-2016. Star Plus merr konfirmimin nga drejtuesit e ekipit ku lojtari do të dalë ditën e martë në stërvitje me skuadrën dhe I është ofruar një kontratë për sezonin e ri. Kruja është një ndër lojtarët nga më të talentuarit që kanë dalë nga radhët e Vllaznisë, i cili tashmë do të ketë mundësi të luajë sërish për ngjyrat ku është rritur.

“RESHIT RUSI” VLLAZNIA SHPRESON TEK LIÇENSIMI

Vllaznia është duke shpresuar që të marrë liçensimin e fushës sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar ndeshjet aty deri sa të realizohet rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi”. Këtë besim e ka shprehur administratori i klubit Neritan Kalamishi, i cili sqaron dhe anët positive që mund të ketë ekipi në qoftëse bëhet liçënsimi i fushës.

BOTA