ALBAN VOLUMI, TRAJNERI QË NUK U PREFERUA NGA AKADEMIA VLLAZNISË

Tashmë në rolin e ish-trajnerit të moshave të Akademisë së Vllaznisë, Alban Volumi një prej trajnerëve më të suksesshëm të kësaj akademia, nuk do të jetë pjesë e kuqebluve. Në një konferencë për media, trajneri Shkodran ka preferuar të sqarojë situatën pse nuk është më pjesë e Akademisë.

SUPERLIGA, SHTYHET JAVA E PARË PËR VLLAZNINË

Vllaznia nuk do të luajë në javën e parë të sezonit të ri futbollistik me 22 Gusht. Kjo do të ndodhë për shkak te ndeshjes që ka Skendërbeu në Play-Off ndaj Dinamos së Zagrebit. Ka qenë Skënderbeu që e ka konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të Superligës. Duke parë kalendarin e Skënderbeut dhe ecurinë e tij në Champions, Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të të gjitha çifteve të tjera të javës së parë, por vetëm të çiftit Vllaznia-Skënderbeu.

SHQIPËRI-PORTUGAI, TIFOZËT ME BILETA TË PËRSONALIZUARA

Ndeshja me Portugalinë, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në “Elbasan Arena”, përveç vlerës së pikëve për kualifikim në “Euro 2016”, do të ketë edhe funksion tjetër. Aty do të eksperimentohen për herë të parë biletat e personalizuara për çdo njeri që do të hyjë në stadium, duke o paraprirë kështu diçkaje të paralajmëruar për ndeshjen e tetorit, ndaj Serbisë.

VLLAZNIA DREJT VENDIMIT PËR LUSHTAKUN E IVIÇIÇ

Dy prej futbollistëve që kanë qenë në provë te Vllaznia ditët e fundit, pikërisht kosovari Kreshnik Lushtaku dhe kroati Tomislav Iviçiç, në miqësoren e luajtur dje ndaj Promo Team, kanë dhënë maksimumin e mundshëm për të bindur stafin teknik të kuqebluve. Megjithatë, nga të dy, vetëm njëri mund të qëndrojë sërish në radhët e skuadrës shkodrane.

VLLAZNIA NUK DI TË FITOJË AS NDAJ EKIPEVE PROMOCIONALE

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e tretë miqësore që ka zhvilluar në Slloveni ku është duke realizuar fazën përgatitore. Kuqeblutë janë përballu me një kundërshtar shumë inferior, Promo Team, një ekip që ka në përbërje lojtarë të ndryshëm që duan të promovohen.

LAÇI FITON PËR HERË TË PARË SUPERKUPEN E SHQIPËRISË

Laçi triumfon për herë të parë në histori në Superkupën e Shqipërisë. Kurbinasit mposhtën pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë kampionët e  Skënderbeut duke arritur suksesin e parë sezonal. Njëlloj hakmarrjeje kjo ndaj korçarëce për finalen e para dy viteve, që e humbisnin nga pika e bardhë, po ndaj Skënderbeut.

VLLAZNIA NË PRITJE TË PËRFORCIMEVE TË TJERA

Vllaznia do të vazhdojë të mbetet në pritje të përforcimeve të tjera për të konsoliduar siç duhet ekipin. Sezoni I rip o afron dhe kuqelbutë nuk janë aspak të gatshëm për të nisur kampionat e jo për ta përvballuar atë nga java në javë. Në provë janë vetëm dy futbollistë që luajnë në repartin e sulmit, Lushtaku e Iviçiç. Ndërkohë trajneri Zmijani e ka theksuar që kërkon të tjera përforcime sidomos në mesfushë dhe në mbrojtje.

VLLAZNIA U-19 MIQËSORE NDAJ MALAZEZEVE TË OTRANT

Akademia e Vllaznsië prej disa ditësh ka nisur seancat stërvitore për sezonin e ri, dukë bërë kështu dhe disa lëvizje tek stafi teknik. Ekipi U-19 këtë sezon do të drejtohet nga Albert Kaçi dhe Edmond Doçi, trajnerë këta që sezonine kaluar kanë drejtuar ekipet e Akademisë të moshave. Ato kanë marrë besimin e drejtuesve dhe përgjegjësve të akademisë për të nxjerrë kampion, një prej ekipeve që vitet e fundit ka njohur vetëm suksese.

SUPERKUPA E EUROPËS, BARCELONA FITON FINALEN NDAJ SEVILIAS

Është luajtur sot në Tbilisi të Gjerogjisë finalja e Superkupës së Europës. Një finale që mund të konsiderohet një nga më të bukurat e të gjitha kohërave. Ka qenë një finale e gjitha spanjolle me Barcelonën, kampione e Champions League, që është përballur me Sevilla, kampionia e Europa League. Skuadra e Eemery e ka nisur menjëherë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas tri minutash lojë me një goditje dënimit të Ever Banegas. Reagimi i katalanasve ka ardhur në minutën e shtatë me Lionel Messin që ka barazuar gjithashtu me një goditje dënimi.

EUROPIANI I BOKSIT, ELIMINOHET EDHE CHRISTIAN DEMAJ

Boksieri shqiptar Christian Demaj është eliminuar nga garat e Kampionatit Europian të Boksit për të rritur, turne që po zhvillohet në Samokov të Bullgarisë. Demaj garon në peshën 91kg dhe u mund në turin e dytë nga kampioni europian në fuqi i kësaj peshe, polaku Paëel Igor Jakuboëski. Ky i fundit fitoi me shifrat 3-0, ndërkohë që vendimet e gjyqtarëve ishin: 30-25, 30-25, 30-25 në favor të polakut.

BOTA