NE NJE JAVE 309 PERSONA NUK LEJOHEN TË HYJNË NË BE

Në një javë janë kthyer 309 persona të cilët nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së. Në një bilanc javor të Policisë Kufitare dhe Migracionit thuhet se janë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen.

JEPET LAMTUMIRA PËR ALEKSANDËR NDOKËN

I është dhënë sot lamtumira e fundit, Aleksander Ndokës, vëllait të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesen e tij në lagjen "Nëne Tereza" të qytetit të Lezhës.

BASHA: TË BASHKOHEN TË GJITHË SHQIPTARËT PËR TË FITUAR BETEJËN PËR LIRI

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të garantuar fitoren në betejen për liri.

BUSHATI: ZBATIMI I REFORMËS NË DREJTËSI

Zbatimi i reformës në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend.

RUÇI INFORMON KONGRESMENËT AMERIKANË PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë vizitës së tij në SHBA informoi kongresmenët për ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe procesin e vettingut.

GJIKNURI NË HEC-IN E VAUT TË DEJËS

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.kryeministrja Senida Mesi inspektuan hidrocentralin e Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës.

DEPUTETI I PD-SE DENONCON: GJENDJE TERRORI NË DIBËR

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar në Facebook, prangosjen e disa shoferëve të linjave të transportit në këtë qark, pas protestës që ata organizuan për disa ditë me radhë kundër monopolizimit të transportit të udhëtarëve.

BALLA NË SHBA NGRE SHQETËSIMIN E KONTRATËS SË PD ME KOMPANINË E LOBIMIT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në SHBA ka ngritur shqetësimin e kontratës ë PD me një kompani lobimi në Amerikë.

PRESIDENTI META KUJTON DEKLARATËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 69 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

MESAZHI PREKËS I ISH-DEPUTETIT TË PS PËR VËLLAIN E VRARË

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ka reaguar pas vrasjes së vëllait të tij një ditë më parë në hyrje të banesës së tij.

BOTA