SHKODËR ARRESTOHET 29 VJEÇARI PËR VJEDHJE

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohet për disa vjedhje.

Në pranga u vu shtetasi Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash të Shkodrës. "Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.

ZBULOHEN BISEDAT SEKRETE SI DO KRYHEJ SULMI NË NDESHJEN SHQIPËRI-IZRAEL

Dy persona të akuzuar për planifikim sulmi në një ndeshje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në vitin 2016, pranuan të mërkurën fajësinë gjatë procesit gjyqësor në Prishtinë. Sipas prokurorisë së posaçme të Kosovës, Kenan Plakaj kishte prodhuar mjete shpërthyese, kurse Besart Pecit i janë gjetur armë automatike dhe rreth 90 fishekë.

TRAFIK DROGE , PRANGA 39-VJEÇARIT SHQIPTAR

Mediat spanjolle raportojnë për një organizatë të fuqishme droge me bazë në Galicia të Spanjës, që drejtohej nga një 39-vjeçar shqiptar. Pas një aksioni të policisë spanjolle në pranga kanë rënë 7 anëtarë të bandës si dhe koka e saj 39-vjeçari shqiptar me inicialet V. V.

PLAGOSJA ME THIKË E SHQIPTARIT, DYSHOHET PER LIDHJE INTIME ME TË MOTRËN E...

Detaje të reja bëhen me lidhur me plagosjen e një të riu shqiptar në komunën italiane Diano Marina, mbrëmjen vonë të së martës. 22-vjeçar shqiptar me iniciale B.A. është goditur me thikë në rrugën “Milano” nga një 25-vjeçar po shqiptar, tashmë i arrestuar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale).

LIRIMI I LULZIM BERISHËS, GJYKATA E LARTË MERR VENDIM

Gjykata e Lartë vendos të kalojë për shqyrtim rekursin e prokurorisë kundër lirimit me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Çështja e shumëpërfolur, që solli edhe reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, kishte mbetur në dhomën e këshillimit prej afro një viti.

ARRESTOHET I DËNUARI ME 4 MUAJ BURG PËR VJEDHJE

Policia e Pogradecit ka bërë ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale "Vjedhja".

SHPËRNDANTE HASHASH PRANË SHKOLLAVE, ARRESTOHET 21-VJEÇARI

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi shpërndante hashash në ambientet e jashtme pranë shkollave. Burime zyrtare të policisë së Beratit thonë se është arrestuar Alvaro Nallbani.

GJYQTARËT, BILETA PËR REAL-BARÇA; “KRIMET E RËNDA” RRËZOJNË PRETENDIMET E PROKURORISË PËR KORRUPSION

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit të Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët po hetohen prej një viti për përfitime të paligjshme për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadik, edhe ky nën hetim për të njëjtën çështje.

TRE TË AKUZUAR E PRANOJNË SE DO TË SULMONIN EKIPIN E IZRAELIT NË SHKODËR

Tre të akuzuar kanë pranuar fajësinë se kanë planifikuar të kryejnë sulme terroriste në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Izrael. Ata ngarkohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me akuzat për terrorizëm.

PLAGOSËN TË DËNUARIN PËR DROGË, NË KËRKIM DY AUTORËT

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari M. D. dhe 59-vjeçari S. D.

BOTA