FËMIJA I PARË I 2018 – ËS NË TIRANË

Kjo është Natie, foshnja e parë për vitin 2018. Vogëlushja erdhi në jetë pak sekonda pas mesnatës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Prindërit e vogëlushes shprehën emocionet dhe uruan të gjithë shqiptarët Vitin e Ri.

NDERRIMI I VITEVE, POLICIA NË GADISHMËRI!

 Në zbatim të planit të masave të hartuar me rastin e festave të fundvitit, ku prej datës 20 Dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, ditën e sotme kjo e fundit ka njoftuar se janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

OSHEE 1500 PUNONJËS NË TERREN OSHEE

thekson se po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmërisë.

QARKU SHKODËR URON VITIN E RI

Nepermjet nje video, ku ne qender te saj eshte shkodra, dhe resurset e saj, Keshilli i Qarkut e Shkodrës ka uruar të gjithe banoret, me rastin e festes se nderrimit te viteve.

FESTAT E FUNDVITIT, DYNDJE NË KUFI

 Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

FRPD SHKODËR “DHURON DIÇKA NGA VETJA”

 Forumi rinor I partis Demokratike Shkodër paraditen e së dielës u organizuan sëbashku për të dhuruar për familjet në nevojë.

PUNË NË NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE!

Jo te gjithe do jene ne tryezen familjare naten e nderrimit te viteve.

META VIDEO-KONFERENCË ME USHTARAKËT JASHTË VENDIT: MBËSHTETJE DHE SOLIDARITET

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall Herr, ku edhe ka zhvilluar një video-konferencë me ushtarakët me misionin jashtë vendit, ku i ka uruar me rastin e vitit të ri.

APELI I POLICISË RRUGORE: MOS PËRDORNI PIJET ALKOOLIKE NËSE DO TË JENI NË TIMON

Policia Rrugore e Tiranës apel drejtuesve të automjeteve. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Erion Ahmeti në një prononcim për mediat u bëri apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që gjatë natës së ndërrimit të viteve të bëjnë kujdes dhe të mos marrin makinat e tyre nëse do të konsumojnë alkool, por të përdorni transportin publik. “Respektoni normat e sjelljes, mos përdorni pijet alkoolike nëse do të jeni në timon, përdorni mjetet e shërbimit publik për të shkuar në destinacion”.

GJYKATA PUSHON ÇËSHTJEN NDAJ ISH – DEPUTETIT ARMANDO PRENGA

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga. Vendimi erdhi për ish-deputetin Prenga nga gjykata e Kurbinit, pasi u akuzua se nuk deklaroi një gjobë. Ndërkohë, prokuroria kishte kerkuar dënim me 6 burg për Prengën.

BOTA